Henri: Besojmë te titulli
28/12/2004
Sulmuesi i Arsenalit, Tieri Henri, ka pranuar se tashmë skuadra e tij duhet të ketë një besim më të madh në vetvete, sidomos pas fitores së fundit me Fulhamin. Për francezin ka më tepër rëndësi, ruajtja e të njëjtit hap me rivalët e Çelsit, nga të cilët, topçinjtë janë ende pesë pikë diferencë dhe sigurisht lufta për fitimin e titullit është shumë e hapur. Bomberi i Arsenalit ka arritur të shënojë golin e 20-të në këtë sezon, duke i dhënë më shumë besim shokëve të tij dhe trajnerit Arsen Venger, për titullin kampion. Nga ana tjetër, Henri ka theksuar se topçinjtë nuk janë aspak të interesuar, lidhur me rezultatet që po arrijnë rivalët e përjetshëm, me në krye trajnerin e tyre, Hoze Murinjo. “Unë nuk dua t’ia di shumë se çfarë ka arritur deri më tani Çelsi, ka thënë Henri. Ne na duhet vetëm të mendojmë për atë se çfarë do të jemi në gjendje të realizojmë me forcat tona, të paktën deri në fundin e sezonit. Duhet të kemi një besim të madh se në fund të fundit do t’ia dalim mbanë. Nëse do të mendonim se nuk mund t’i arrijmë dot ata, atëherë do të ishte më mirë që të hiqnim dorë menjëherë, sa jemi në kohë dhe pastaj le të kthehemi nëpër shtëpitë. Gjithçka që ndodh pas përfundimit ttakimit, në lidhje me Çelsin për ne nuk ka kurrëfarë rëndësie. Jemi të përqendruar vetëm në punën tonë, skemat taktike dhe seancat stërvitore. Kjo për ne do të ishte më se e mjaftueshme për të rritur nivelin e përkushtimit dhe suksesit në rezultatet tona në fushën e blertë. Po ashtu, me golin e shënuar, francezi ka arritur të regjistrojë bilancin e tij të ri me gola, në Premier Ligë që deri më tani, ka shkuar në 128 të tillë, gjithmonë me fanelën e Arsenalit. Gradualisht ai po përpiqet që t’i afrohet rekordit të shënuar nga bomberi i dikurshëm, Jan Rajt.