Real Madrid: Adriano vjen në 2005
28/12/2004
Real Madrid kërkon Adrianon. Është bomberi i Interit, në fakt, goditja e madhe e merkatos që presidenti Floreitno Perez mund të bëjë në 2005-ës. Tashmë për tifozët madrilenë është bërë traditë që të blehet një futbollist i madh në çdo sezon. Lajmin e ka dhënë e përditshmja sportive “AS”, që në një numër të saj ka shkruar: “Morati shumë kohë më parë thoshte se nuk do ta shiste absolutisht Ronaldon, më pas gjërat shkuan ashtu siç të gjithë e dinë”. Pra, me trnsferimin e fenomenit në klubin madrilen. Pas Zidane, Ronaldo, Figo, Bekham dhe Ouen Perez dëshiron t`i bëjë dhuratat e radhës tifozëve të merenges gjatë merkatos së sezonit të ardhshëm. Operacioni, për momentin duket pothuajse i pamundur: Adriano, përkundrazi Ronaldos, nuk e ka shprehur asnjëherë dëshirën për t`u larguar nga Interi, madje shpeshherë ka deklaruar: “Dua të luaj për shumë kohë me Interin dhe të fitoj sa më shumë të jetë e mundur. Këtu ndihem mirë...”. Aq më tepër edhe drejtuesit e klubit e shohin brazilianin si një nga kolonat kryesore për të ardhmen. Sipas gazetës iberike, presidenti i Real Madrid ka rënë në dashuri me sulmuesin gjatë ndeshjes me Mesinën. Në atë ndeshje braziliani ka shënuar një trigolësh dhe ndeshja është parë në TV nga Perez, i cili në atë kohë ndodhej me familjen në Venecia. Qysh nga ajo ditë kanë filluar kontaktet me presidentin Morati, që janë intensifikuar kur Reali ka qenë në Romë për të zhvilluar ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër skuadrës së Del Nerit. Perez ka thënë shpesh herë se do t`ia plotësojë të gjitha dëshirat Arrigo Sakit, drejtorit të ri teknik të Realit, vetëm që ky i fundit të formojë një skuadër fituese. Ndërkohë, Adriano ka qenë një nga futbollistët më të dashur nga Saki në kohën, kur të dy kanë qenë me Parmën dhe ka mundësi që braziliani ta ndjekë ish-trajnerin në Madrid. “Adriano te Reali në 2005-ën? Është një futbollist i madh- ka thënë Saki i pyetur nga një gazetar i “Marca” dhe tifozët madrilenë do të ishin shumë të lumtur, nëse një ditë e shohin me bluzën e skuadrës së tyre...”.