E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, sfilate kuqezi per 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise

Me rastin e festimeve te 100-vjetorit te Pavaresise, agjencia shqiptare e modes "Gecjan Fashion Group", do te organizoje ne Prishtine nje spektakel mode, ku do te sfilojne modele te njohura, me krijime te stilisteve me te njohur shqiptare, te cilet do te stilojne veshje vecanerisht per kete sfilate. Projekti synon te inkurajoje kreatoret shqiptare te krijojne veshje me motive kombetare. Veshjet qe stilohen duhet patjeter te perfaqesojne vlerat tradicionale dhe te jene te dizajnuara me ngjyrat e flamurit kombetar, kuq e zi.

Qellimi i kesaj sfilate eshte, te nxjerre ne pah vlerat me te mira te veshjeve me motive kombetare te kombinuara me elemente modern, qe do te dizenjohen nga stilistet shqiptare, enkas per kete sfilate mode. Ne kete kuader synohet te avancohen trendet e veshjeve me elemente kombetare, kuq e zi. Skenografia gjate kesaj mbremje do te jete e dizajnuar me elemente dhe ngjyra tradicionale. Edhe te ftuarit dhe gjithcka tjeter do te jene te veshur me ngjyrat kuq e zi. Konkursi tashme eshte i hapur per stilistet nga mbare trojet shqiptare qe te prezantojne krijimet e tyre, kuq e zi. Ata jane te obliguar qe krahas krijimeve per te rritur, te dizenjojne edhe nje veshje per femije, po ashtu me motive kombetare dhe ngjyra kuq e zi. Gjate ketij spektakli do te performojne kengetare te njohur me kenge qe perfaqesojne vlerat tradicionale te muzikes sone. Spektakli do te jete i mbushur edhe me surpriza te tjera te elementeve tradicionale moderne, ne kuader te festes se madhe mbareshqiptare, 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›