E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henry kthehet në Arsenal

Nga Express më 28 prill 2011 në ora 16:32

Thierry Henry do të kthehet në Arsenal këtë verë kur New York Red Bulls zhvillojnë një ndeshje përgatitore kundër skuadrës londineze në turneun Emirates Cup.

Ish reprezentuesi francez ka shkëlqyer gjatë qëndrimit të tij tetëvjeçar në Arsenal që përfundoi më 2007 kur iu bashkua Barcelonës, por ai mbetet emër i dashur në klubin londinez.

Henry do të ndeshet me ish skuadrën e tij më 31 korrik kur Arsenali dhe New York Red Bulls takohen në ditën e dytë të garës ku do të marrin pjesë edhe Boca Juniors dhe PSG.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›