E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henry nuk mashtron

Thierry Henry nuk është mashtrues dhe do të tejkalojë lojën me dorë në ndeshjen e diskutueshme kundër Republikës së Irlandës për play-off në Kampionatin botëror 2010, ka thënë legjenda e Trekolorëve, Zinedine Zidane.

Ai (Henry) nuk është mashtrues, e njoh mjaft mirë, tha ish-plejmejkeri francez për televizionin francez, Canal Plus. Zidane ishte përjashtuar në finale të Kampionatit botëror 2006, pas një goditjeje me kokë në gjoksin e mbrojtësit italian, Marco Materazzi.

Ai do ta tejkalojë këtë. Ai ka bërë një gabim, sikurse unë që kam bërë një gabim, edhe pse nuk dua të bëj krahasime. Ne të gjithë bëjmë gabime, shtoi ish-ylli i Real Madridit, i cili u pensionua nga futbolli pas Kampionatit botëror 2006.

Zidane ka thënë se Henry ka kërkuar falje duke pranuar se kishte luajtur me dorë. Fakti se ai ka thënë se kishte pasur kontakt me dorë, nënkupton se ka kërkuar falje. Nuk them se nuk kishte asgjë, por ishte lojë me dorë, kjo ishte ajo, përfundoi Zidane.

Kapiteni i Francës, Henry, ndali topin me dorë dhe asistoi për William Gallasin në lojën shtesë në barazimin 1-1 në Paris të mërkurën, rezultat i cili e kualifikoi Francën për në Kampionatin botëror 2010 me fitore me rezultat të përgjithshëm 2-1. Federata e Futbollit të Francës (FFF) ka refuzuar përsëritjen e ndeshjes, me arsyetim se Federata Botërore e Futbollit (FIFA) kishte vendosur se rezultati është përfundimtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›