Valencia vazhdon në Man Utd

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 22:30
Manchester United ka konfirmuar se mesfushori Antonio Valencia ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me kampionin e Premierligës.
Valencia është bërë futbollist i rëndësishëm për Djajtë e Kuq, pas transferimit dy vite më parë nga Wigan Athletic.
Edhe pse mungoi një pjesë të gjatë të sezonit të kaluar, 25 vjeçari u kthye në muajt e fundit të edicionit dhe i ndihmoi ekipit të fitojë titullin e 19-të, rekord në kampionatin anglez. Valencia ka shënuar 10 gola në 69 paraqitje për Manchester Unitedin.