E Diel, 1 Nëntor 2026

Hepatiti C keshillat per trajtimin e semundjes

27/10/2010Transmetimi

Ne pergjithesi transmetimi i semundjes behet nepermjet gjakut rrugeve seksuale perdorimit te mjeteve te pasterilizuara te dentisti si dhe nga perdorimi i shiringave e ageve te perdoruara me pare nga njerez te infektuar. Nje tjeter rruge e perhapjes se ketij virusi eshte edhe ajo e kalimit vertikal nga nena mbartese te femija gjate shtatzenise.

Simptomat

Shpeshhere keto semundje nuk manifestohen me shenja klinike.

Megjithate te pacientet shihen shenja te pakesimit te oreksit

shfaqin shenja te lodhjes dhe humbje te perqendrimit

zakonisht lekura e tyre eshte me e zverdhur

manifestimi i verdhezes eshte nje tjeter shenje dalluese

pacientet ankohen per fryrje kruajtje dhe dhimbje qe prekin barkun

shume paciente manifestojne edhe dhimbje te gjymtyreve ose muskujve

ndryshueshmeri te transaminzave ne gjak etj.

Keshillat

Ne pergjithesi kurimi behet nepermjet trajtimeve me antivirale.

Nuk ekziston ende nje vaksine qe te parandaloje hepatitin C.

Pacientet duhet te mbajne nje regjim te rrepte higjienosanitar.

Te mos perdoren shiringat dhe aget e perdoruara nga persona te tjere.

Perdorimi i medikamenteve duhet bere sipas rekomandimit te mjekut.

Kryerja e analizave ne faza sa me te hershme.

Marrja e gjakut te sigurt dhe testimi i herepashershem i tij.

Duhet treguar kujdes edhe nga marredheniet seksuale te pambrojtura.

Mjekja gastrohepatologe Valdete Malaj tregon simptomat dhe shkaqet qe cojne ne mbartjen e virusit

Kategorite e rriskuara problematike shfaqja e semundjes pa shenja klinike te dukshme

Mungesa e shenjave klinike te dukshme si dhe neglizhenca ne kryerjen e analizave dhe testimeve te herepashershme kane cuar ne rritjen e numrit te pacienteve qe vuajne nga hepatit C semundje infektive qe prek melcine. Pergjithesisht evidentimi i hepatit te personat mbartes behet ne stade te avancuara kur ne 80 per qind te rasteve semundja eshte shnderruar ne formen e saj kronike e cila mbart pasoja fatale per jeten e pacientit nese nuk tregohet kujdesi i duhur mjekesor. Mjekja gastrohepatologe Valdete Malaj shpjegon per gazeten Metropol ecurine e shfaqjes se kesaj semundjeje si dhe keshillat qe duhet te ndiqen nga kategorite e rriskuara per te parandaluar ne kohe efektet e demshme.

Konfirmimi i hepatit C

Hepatiti C eshte nje semundje infektive qe prek melcine. Kjo semundje e cila shfaqet ne forma nga me te lehtat deri tek ato me te renduarat shkaktohet prej pranise se virusit te hepatitit C. Ne pergjithesi kjo lloj semundshmerie shoqerohet pa simptoma te dukshme po kur lokalizohet ne organizem ne rast se nuk jepet ndihma e duhur mjekesore demtimet mund te jene shume te medha sepse semundja vjen duke u renduar derisa kalon ne formen e saj kronike duke cuar ne demtimin e plote te melcise. Sot njihen nje shumellojshmeri gjenetike e viruseve C te izoluara. Virusi i hepatit C eshte agjent qe ne pergjithesi transmetohet nepermjet gjakut por nuk perjashtohen edhe infektimet ne rruge te tjera si berja e tatuazheve apo e piercing kryerja e marredhenieve seksuale te pambrojtura nga perdorimi i shiringave te perdorura me pare nga persona te infektuar. Perhapja e kesaj semundjeje ndodh me lehte ne ambientet kolektive apo familjare ku ka persona mbartes te hepatitit C. Po ashtu marrja e gjakut te pasigurt apo e nenprodukteve te tij eshte nje tjeter forme e marrjes se ketij virusi. Para zbulimit te tij transmetimi nepermjet gjakut ishte forma me e zakonshme e kalimit te semundjes. Depistimi sistematik i antitrupezave kunder HCV-se te dhuruesit e gjakut e ka pakesuar rrezikun e hepatitit C posttransfuzional por infeksioni vazhdon te transmetohet me rruge te tjera te dukshme ose te padukshme. Njekohesisht prania e ketij infeksioni viral ne melci konsiderohet si faktori kryesor qe con me pas ne shfaqjen e formimit te cirozes se melcise kancerit te melcise verdhezes dhe ne raste te caktuara shkakton pasoja fatale per jeten e pacientit si rrjedhoje e helmimit te gjakut.

Grupet e riskut

Perhapja e infeksionit te hepatitit akut apo kronik C eshte mjaft e rritur te grupet qe klasifikohen si kategori risku ku bejne pjese perdoruesit e drogave intravenoze hemofiliket personat qe bejne tatuazhe ose piercing si dhe tek te politransfuzuarit etj. Ne shume raste prania e infeksionit shkon drejt kronicizimit per shkak te kapacitetit qe ka virusi per te shkaktuar infeksion te qendrueshem duke demtuar keshtu sistemin imunitar.

Nje tjeter kategori e rriskuar jane edhe perdoruesit e alkoolit pasi tejkalimi i mases con ne demtimin e melcise. Nga ana tjeter ne shume raste evidentohet prania e ketij virusi por pa u gjendur faktori shkaktues. Sipas vezhgimeve te kryera nga strukturat nderkombetare behet e ditur se ne rreth 60 per qind te rasteve kjo semundje perhapet nepermjet injeksioneve te formave te ndryshme 15 per qind nepermjet rrugeve seksuale 10 per qind nepermjet transfuzionit te gjakut 10 per qind e rasteve nga shkaqe te panjohura dhe pjesa e mbetur nga alternativa te tjera.

Klasifikimi dhe simptomat e rasteve te lehta akute

Rreth 60-70 per qind e personave te infektuar nuk manifestojne shenja klinike gjate fazes akute te shfaqjes se semundjes. Keshtu shfaqja e hepatitit C klasifikohet ne dy forma ajo akute dhe kronike. Ne varesi te kesaj ndarjeje mund te themi se infeksioni akut perkufizohet si nje lloj infeksioni qe prek organizmin dhe nuk zgjat me shume se 6 muaj. Ne shumicen e raste ky lloj infeksioni nuk shfaqet me simptoma te dukshme duke bere qe te kaloje pa u vene re. Megjithate sipas specifikimeve mjekesore te bera behet e ditur se simptomat e infeksionit te hepatitit akut jane renie e oreksit shenja te lodhjes dhimbje te barkut pakesim i oreksit lodhje verdhez kruajtje dhe fryrje barku. Ndjekja e nje trajtimi te rregullt ne kete rast minimizon mundesine e rendimit te semundjes duke shmangur keshtu demtimin e funksionit te melcise. Por shfaqja e semundjes ndryshon ne varesi te kushteve individuale cka do te thote se shfaqet ne forma te ndryshme tek individe te caktuar.

Hepatiti kronik C forma e renduar

Vetem pak te semure arrijne ta eliminojne hepatitin C ne menyre perfundimtare nepermjet kujdesit te treguar dhe trajtimit te ndjekur. Forma e hepatit C kronik eshte shume e veshtire per ta dalluar per shkak te mos shfaqjes se shenjave klinike. Ne pjesen derrmuese te rasteve evidentimi i semundjes behet ne forma te renduara dhe ne menyre aksidentale kur demtimet ne melci kane avancuar. Vetem pak te semure arrijne te eliminojne virusin perfundimisht nga organizmi. Fatkeqesisht shumica e rasteve te zbuluara perfundojne ne infeksion kronik i cili zgjat me shume se 6 muaj dhe nuk shoqerohet me shenja klinike lehtesisht te dallueshme. Mund te ndodhe qe mbartesit e virusit ne keto raste te mos kene asnje shenje klinike qe manifestohet nepermjet mbajtjes se ritmit normal te luhatshmerise se transaminazave ne gjak.

Nese ketyre te semureve u behet biopsia hepatite mund te konstatohen demtimet e shkaktuara nga prania e ketij infeksioni kronik. Rendimi i semundjes drejt cirozes eshte i ngadalshem dhe i paparashikueshem dhe mund ti coje disa te semure ne vdekje per shkak te nderlikimeve qe fillojne me hipertensionin portal. Pacientet qe kalojne ne stadin kronik mund te jene mbartes te semundjes per shume vjet por qe nuk e evidentojne per shkak te mungeses se shenjave klinike.

Parandalimi /Trajtimi

Pas vendosjes se diagnozes se sakte nga mjeku specialist percaktohet edhe trajtimi qe pacienti duhet te ndjeke per te shmangur komplikacionet. Aktualisht nuk ka nje vaksine te mirefillte qe mund te ndihmoje ne parandalimin dhe trajtimin e hepatitit C. Kurimi i ketyre simptomave behet nepermjet perdorimit te medikamenteve anitivirale qe keshillohen te merren vetem pas rekomandimit te mjekut. Gjithashtu eshte e nevojshme qe grupet e riskut te tregojne kujdes ndaj higjienes personale ndaj berjes se tatuazheve te cilat konsiderohen si nje shkaktar i marrjes se infeksioneve. Eshte e nevojshme qe te konsumohen ushqime te pastruara mire. Duhet treguar kujdes edhe ndaj marrjes se gjakut te sigurt apo nenprodukteve te tij si dhe nga perdorimi i shiringave apo ageve qe mund te jene perdorur me pare nga nje person mbartes i hepatitit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›