E Diel, 1 Nëntor 2026

Hepatiti C, pacientet nuk kurohen qe prej dy muajsh

Prej dy muajsh 28 paciente me Hepatit C, e kane nderprere trajtimin e kushtueshem vetem si pasoje e mungeses se ilaçeve. Çdo jave ne Drejtorine e Spitalit te QSUT-s dhe ne Ministrine e Shendetesise, shkojne kerkesa per mungese te ilaçeve dhe furnizimin e pavijonit me to. Nderkohe qe, problemi nuk mund te zgjidhet me blerje te vogla, pasi medikamenti qe perdoret per Hepatitin C nuk mund te gjendet ne farmaci private, por tanime as ne farmacite e spitalit. Te semuret qe trajtohen ne pavijonin e pastrohepatologjise, qe prej dy muajsh nuk marrin gjysmen e kures qe sherben per te luftuar semundje. Te 28 pacientet nuk mund te marrin kurimin siç duhet. Pacientet u jane drejtuar autoriteteve perkatese, por deri tani nuk eshte zgjedhur asnje zgjidhje dhe ata kane ngelur ne meshire te fatit. Mungesat nuk mund te mbulohen me blerje te vogla, pasi shuma e 400 mije lekeve, te percaktuara me ligj per blerje te vogla nuk mjafton as per 4 paciente. Kostoja per blerjen e ketyre medikamenteve eshte shume e larte.

14 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›