Hepatiti, Tola nga greva ne spital
Deputeti i Partise Demokristiane, Ymer Tola, ne gjendje te rende shendetesore nderpret greven e urise. Perpos refuzimit te tij per braktisjen e greves se nisur nente dite me pare, Ministria e Shendetesise kerkoi me kembengulje largimin e tij nga greva, per shkak te gjendjes se renduar shendetesore. Lajmi eshte konfirmuar nga kjo Ministri, e cila beri te ditur se, deputeti i ngujuar ndodhet nen kujdesin e mjekeve, prane Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza". Rreth ores 14:00 se dites se djeshme, deputeti demokristian i eshte drejtuar urgjences se spitalit, pas problemeve te rishfaqura me shendetin tij. Prej disa ditesh ai kishte shfaqur probleme paqendrueshmeria te shendetit, duke sjelle keshtu edhe nderhyrjet e mjekeve here pas here ne sallen e Kuvendit te Shqiperise, ku ai ishte i ngujuar. Por kjo nderhyrje nuk ishte e mjaftueshme per te stabilizuar krejtesisht gjendjen shendetesore te tij. Gjate kontrolleve te bera nga stafi mjekesor qe mbante ne vezhgim deputetet grevist, rezultoi se njeri prej tyre, pikerisht Ymer Tola, ishte ne gjendje te rende shendetesore dhe kishte nevoje per nje trajtim me te specializuar, duke pasur parasysh gjendjen e tij qe perkeqesohej dita-dites. Analizat e gjakut te kryera ndaj deputetit demokristian kane rezultuar me shume probleme, kjo ka bere qe mjeket te kerkojne nje ekzaminim me te plote te tij dhe me te specializuar. Ai ka shfaqur probleme te uljes se nivelit te sheqerit, hipoglicemise por dhe te hepatitit viral. Ditet e greves per te, kane kaluar me ankime per shendetin qe ai kishte, pasi me pare ai ka vuajtur edhe me problemet e melcise. Keshtu qe, deputeti e nderpreu greven ne diten e nente te saj, pas rekomandimit te mjekeve te cilet e keshilluan te merrte ndihmen e pare ne spital dhe te mos i rikthehej me greves se urise. Ministria e Shendetesise beri te ditur gjithashtu se gjendja e deputeteve te tjere eshte e stabilizuar. Nderkaq 9 deputetet e kane qendruar ne sallen e punimeve te Parlamentit deri rreth ores 19.30, per t'u takuar me pas me grevistet. Dhjete deputetet e LSI, PDK dhe deputeti Petro Koci i PS-91, kane hyre ne greve urie prej nente ditesh, per te kundershtuar miratimin e Kodit Zgjedhor. Gjithashtu ne ambientet e jashtme te Parlamentit, jane mbledhur shume persona, duke mbeshtetur me ane te protestes greven e nisur nga deputetet shqiptare. Greva e deputeteve te ngujuar nuk mund kurrsesi, te mos komentohej dhe nga mediat e huaja, te cilat shpeshhere e kane perkrahur dhe kritikuar menyren, ne te cilen kerkohet te plotesohen kerkesat e tyre. Denis Dedej