E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Dy jave kohe per studimin e Kodit, ndryshe nuk do ta njohim ate

Zedhenesi i greves se 10 deputeteve, Dritan Prifti, ka kundershtuar seancen e djeshme plenare ne te cilen eshte lajmeruar se do te votohet Kodi Zgjedhor. "Une dua t'ju sqaroj edhe nje here atyre qe i marrin keto vendime, qe nuk eshte aspak normale, sepse Kodi Zgjedhor, ne variantin e tij perfundimtar, i eshte shperndare vetem dy dite me pare deputeteve te Kuvendit", theksoi Prifti. Ai tha se vetem dje e kishte marre kopjen e Kodit dhe per grevistet brenda, ka derguar te behen fotokopje. "Deshiroj t'i kerkoj atyre qe vendosin te bejne seanca te rrufeshme si kjo, qe duhet te respektojne vullnetin e deputeteve per t'u njohur me ligjin me te rendesishem qe nxjerr Kuvendi i Shqiperise, per zgjedhjet ne Shqiperi", deklaroi zedhenesi i greves. Sipas tij, Neni 69 i Rregullores se Kuvendit eshte shume i qarte. "Nga momenti qe ligji i shperndahet deputeteve, duhet te pakten dy jave kohe per ta studiuar kete projektligj, perpara se te shkoje ne Kuvend", shpjegoi deputeti i LSI-se. Sigurisht qe deputetet greviste, sipas Priftit, por edhe gjashte parti parlamentare qe jane shprehur shume qarte, se nuk do ta njohin kete Kod Zgjedhor dhe perpjekjet do te vazhdojne deri ne rivendosjen e garancive te kerkuara.

D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›