Dule: Te shtyhet seanca per gjetjen e konsensusit, Topi te mbledhe tryezen
Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka kerkuar diten e djeshme shtyrjen e seances plenare, ne menyre qe te gjendet edhe konsensusi per sa i perket edhe Kodit te ri Zgjedhor. Sipas tij, ka ende shume pune per t'u bere ne lidhje me kete Kod Zgjedhor dhe nuk eshte e udhes qe ai te miratohet nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste me urgjence. Ai ka kerkuar qe te mblidhet nje tryeze me te gjitha partite politike, perpara se Kodi te kaloje per miratim ne seance plenare dhe kjo tryeze mundesisht te drejtohet nga kreu i shtetit, Bamir Topi. Nderkohe nuk ka munguar te sulmoje kryetaren e Kuvendit, duke e paralajmeruar se, perpara se te beje karshillek, te respektoje rregulloren. Pak dite me pare kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ka theksuar se deputetet e grupit te tij parlamentar nuk do te pranojne te votojne pro Kodit te ri Zgjedhor, sepse ai nuk ka pasur konsultimin e nderkombetareve. Ne keto kushte, sipas Dules, vota e tyre do te ishte kunder, sepse nuk mendonin qe Kodi i ri, garantonte standardet per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe ndershme. Ne menyre te vazhdueshme perfaqesuesit e PBDNJ-se kane pasur kundershtime, ne lidhje me menyren se si po procedohej per hartimin e Kodit te ri Zgjedhor, nga dy partite e medha. F.M