“Heqja e TVSH-së për ushqimet dhe ilaçet”
05/10/2011 PS depoziton nismën legjislative në ndihmë të konsumatorit
Partia Socialiste depozitoi dje në Kuvend nismën ligjore për heqjen e TVSH-së për shportën e konsumatorit. E bërë publike më herët, kjo nismë konsiston pikërisht në heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë, si: buka, gruri, veza e qumështi, po bashkë me to dhe ilaçet dhe shërbimi shëndetësor. Kështu, duke i kthyer deklarimit të tyre në një nismë legjislative për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.04.1995 «Për tatimin mbi vlerën e shtuar», i ndryshuar”, socialistët i kërkuan dje zyrtarisht institucionit të Kuvendit të marrë në diskutim një propozim të tillë. Një fakt i tillë u bë dje publik nga zyra e shtypit pranë PS-së, e cila vuri në dispozicion të medieve draftin e plotë me propozimet mbi një çështje të tillë. Sipas ligjvënësve socialistë, ushqimet bazë të shportës konsumatore sot në Shqipëri zënë më shumë se gjysmën e buxhetit të çdo familjeje me të ardhura mesatare, ndërkohë që shumica dërrmuese e familjeve shqiptare në fund të muajit nuk kursejnë dot asgjë nga të ardhurat e tyre. Kjo pasi në vlerësimin e tyre kjo periudhë vazhdon të karakterizohet nga një rritje e ngarkesës fiskale, nga një shtrenjtim i mallrave dhe shërbimeve jetikë si dhe një shpërndarje e pabarabartë e pasurisë së vendit. “Barra fiskale për çdo familje shqiptare gjatë 5 vjetve të fundit është rritur me 18%. Gjatë kësaj periudhe, megjithëse të ardhurat disponibël për konsum ishin rritur me 44%, vetëm disa nga zërat bazë për të përballuar jetesën e përditshme janë rritur, ku energjia elektrike është rritur 62%, barnat janë rritur 43%, shërbimi shëndetësor është rritur 50%, mielli, buka, sheqeri, vaji, orizi janë rritur mesatarisht me 52%”, - vihej në dukje në deklaratën për shtyp të grupit kuvendor të Partisë Socialiste. Në vlerësimin e deputetëve të kësaj force parlamentare, për shkak të krizës ekonomike dhe financiare që ka mbërthyer prej kohësh ekonominë globale, çmimet ndërkombëtare, sidomos të produkteve bazë, gjatë këtyre pesë vjetve të fundit janë dy-trefishuar. Gjithashtu, sipas tyre, nevojat për vaj, sheqer, oriz plotësohen të gjitha nga importi dhe përgjysmimi i TVSH-së për këto mallra do të sillte një efekt në buxhetin e shtetit jo më të madh se 1,8 miliard lekë. Ndërsa tatimi me 0% TVSH i grurit, miellit, bukës, qumështit dhe vezëve do të ketë një efekt jo më shumë se 1,9 miliard lekë. Madje, në këtë pikë, deputetët e PS-së sjellin dhe alternativën që do të eliminonte efektet financiare për vënien në zbatim të kësaj nisme legjislative. “Efektet financiare si pasojë e kësaj nisme ligjore mund të përballohen nga të ardhurat e siguruara nga dhënia e licensës së II të 3G një kompanie të telefonisë mobile, por dhe nga përmirësimi i administrim fiskal e veçanërisht uljes së evazionit fiskal”, - propozojnë socialistët.
Propozimi
Ndryshimet që propozohen të bëhen në ligj konsiston në faktin se pas nenit 24/1 të shtohet neni 24/2 me këtë përmbajtje: “Furnizimi për grurin, miellin, bukën, qumështin, vezën janë furnizime që tatohen me 0% TVSH dhe furnizimi për vajin, sheqerin dhe orizin janë furnizime të tatueshme në masën 10%, duke filluar nga data 1 janar 2012”. Pas nenit 24/2 të shtohet neni 24/3 me këtë përmbajtje: “Furnizimi i barnave dhe shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore publike dhe private është furnizim i përjashtuar duke filluar nga data 1 janar 2012.”
Argumenti
Kuptimi i neneve të propozuara është që furnizimet me mallrat bazë të shportës konsumatore: miell, bukë, qumësht, vezë dhe ilaçe, janë shërbime të tatuara në masën 0% TVSH, ndërsa furnizimet me vaj, sheqer dhe oriz janë furnizime të tatueshme në masën 10% të TVSH-së.
Projektligji i propozuar është në përputhje me Kushtetutën si dhe me legjislacionin fiskal që ka lidhje me të. Konkretisht projektligji është në përputhje me nenin 4 të ligjit nr. 9920, datë 15.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.
Nisma e PS-së
Deputetët e PS-së sqaruan dje arsyen pse e ndërmorën nismën për zerimin e TVSH-së për produktet ushqimore dhe barnat. “Duke vlerësuar vështirësitë që po kalojnë shtetasit shqiptarë si në qytet, ashtu dhe në fshat, rritjen galopante të çmimeve të të gjitha mallrave ushqimore dhe industriale, pamundësinë për blerjen e ushqimeve kryesore për jetesë si dhe uljen drastike të fuqisë blerëse, deputetët e opozitës propozojnë këtë projektligj, me qëllimin kryesor për të lehtësuar përballimin e jetesës së shqiptarëve nëpërmjet lehtësimit të barrës fiskale dhe ndikimit direkt të çmimi i këtyre produkteve. Ne mendojmë se nga ana tjetër ulja e çmimeve do të kontribuonte në rritjen e kërkesës për këto produkte”, - thuhet në deklaratën e PS-së.