Lekë për patentat, pranga drejtorit e instruktorëve të autoshkollës
05/10/2011 Përveç pagesës së kuitancave, ata u merrnin nga 30 deri në 49 mijë lekë kursantëve
Akuzohen për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”
TIRANË- Drejtori i autoshkollës “Miri XX” dhe 3 instruktorët e saj u prangosën dje nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik Financiar, në policinë e Tiranës, pasi merrnin para shtesë për t’u dhënë patentat kursantëve të tyre. Kështu, përveç pagesës së kuitancave, ata u merrnin nga 30 deri në 49 mijë lekë kursantëve në këmbim të dhënies së patentës. Nga burime zyrtare mësohet se dje u zhvillua operacioni i koduar “Instruktori”, ku është zbuluar, dokumentuar dhe goditur një grup që kryente veprime të kundërligjshme pranë Drejtorisë rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë me synim pajisjen e shtetasve me dëshmi aftësie për drejtim automjeti, kundrejt një shume parash. Hetimi 9-mujor u realizua me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë dhe u shtri për konsumim të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim parashikuar nga nenet 259, 245/1 dhe 25 të Kodit Penal. Në kuadër të shtrirjes në kohë dhe në terren të këtij operacioni në bashkëpunim me njësinë Task-Forcë pranë Prokurorisë rrethit gjyqësorë Tiranë, aktualisht po punohet më tej në drejtim të dokumentimit të autorëve të tjerë, në këtë veprimtari të kundërligjshme të dyshuar si punonjës të Drejtorisë rajonale të Transportit Rrugor Tiranë, të cilët kanë konsumuar elementet e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.
Të arresuarit
Qemal Hysen Musta, 49 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Autoshkollës “Për leje drejtimi automjeti “MIRI XX”,
Trandafil Agron Taho, 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë instruktor i autoshkollës
“Për leje drejtimi automjeti “MIRI XX”,
Zenel Ali Shera, 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë instruktor i autoshkollës “Për leje drejtimi automjeti” “MIRI XX”,
Nesti Nikoll Xhurgjaj, 62 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë instruktor i autoshkollës “Për leje drejtimi automjeti” “MIRI XX”,