Anglezët: Anëtari i bandës së Tan Kateshit mund të jetë këtu
05/10/2011 “I tmerrshmi” Ndriçim Sadushi, i kërkuar për 3 vrasje
ANGLI- Policia në Scotland Yard është duke u përpjekur për të gjetur 14 personat e rrezikshëm të arratisur nga burgu apo që janë në kërkim sepse kanë kryer krime të tmerrshme. Mes tyre ndodhet edhe një shqiptar, anëtar i bandës së Kateshit, i kërkuar për 3 vrasje, i dënuar me burgim të përjetshëm. Mediat britanike shkruajnë se këta persona janë të akuzuar për vepra të tilla si vrasje, përdhunime dhe grabitje dhe trafik droge. Këta persona mund t’i kenë kryer këto krime edhe në vende të huaja, por mund të strehohen në Britaninë e Madhe. Mes këtyre të shumëkërkuarve të rrezikshëm ndodhet edhe Ndriçim Sadushi, 41 vjeç, i cili është në kërkim nga autoritetet shqiptare, të cilat e akuzojnë atë për tri vrasje dhe një tentativë vrasjeje, ngjarje këto që kanë ndodhur në Shqipëri në vitin 1997. Banda mori emrin e kryetarit të saj, Artan Kateshit. Banda e filloi aktivitetin e vet në maj të 1997. Banda e Kateshit aktivitetin e saj kryesor e ka nisur me grabitje në akset rrugore, vendosje gjobash, vjedhje me dhunë të makinave etj. Të trimëruar me armët në krah dhe numrin e madh të pjesëtarëve të grupit shumë shpejt do të nisnin edhe me krimin e vrasjes. Pjesëtarët e kësaj bande janë dënuar, ndërsa 4 të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim.