Droga, Durrësi në rrethin e kuq të policisë
28/04/2010 Krerë të rëndësishëm të policisë takim në Vadardhë
Mendohet se çdo vit kultivon deri në 40 mijë rrënjë hashash
DURRES- Krerë të policisë së shtetit, të Prokurorisë dhe të prefekturës kanë zgjedhur fshatin Vadardhë në Sukth të Durrësit për të dhënë sinjalet e një koordinimi të luftës kundër kultivimit të drogës. Takimi është organizuar nga prefektura e Durrësit, e cila ka afruar edhe disa informacione lidhur me masat e marra për të ndëshkuar kultivuesit e drogës. Qarku i Durrësit, pavarësisht ndërmarrjes së disa operacioneve policore për të shkatërruar vatrat e mbjella me bimën narkotike të llojit cannabis sativa, vijon të mbetet ende në rrethin e kuq të policisë. Janë kryesisht fshatrat e thella në komunën e Gjepalaj, Hardhishtë, Ishëm Thumanë dhe Cudhi në Durrës e Krujë që janë vënë në shënjestër të policisë. Në këtë takim janë ftuar edhe kryetarë të bashkive e komunave si dhe pleqësitë e fshatrave, të cilët janë vënë përballë disa statistikave bindëse lidhur me vatrat dhe parcelat e drogës së kultivuar. Policia, por edhe prefektura, kanë pranuar se në fshatrat e thella të këtyre komunave mbillet bimë narkotike, ndërsa kanë bërë të qartë se veç kultivueseve do të vendosen para përgjegjësive penale edhe kryetarët e fshatrave. Kreu i policisë drejtues, Aleks Hajdari, ka bërë të qartë se penalizimi do të jetë i menjëhershëm për çdo drejtues lokal dhe kultivues. Qindra rrënjë narkotike janë asgjësuar në disa nga operacionet që ka ndërmarrë policia në zonat e thepisura e në parcela të braktisura. Në këtë takim është thënë se policia ka një hartë të detajuar lidhur me parcelat, personat dhe punishtet e përpunimit të drogës, ndonëse nuk ka afruar ndonjë emër të përveçëm. Për herë të parë Prokuroria pranon në mënyrë publike praninë e parcelave me drogë në fshatra të qarkut, por pa dhënë emra konkret të parcelave dhe kultivuesve. Nisur nga sa është pohuar krerë të fshatrave dhe drejtues të komunave e bashkive kanë mundur të kuptojnë se policia ka një informacion deri diku të plotë për hartën e kultivimit të cannabis. Vetëm 5 shtetas janë akuzuar një vit më parë për kultivim të bimës narkotike, ndërkohë që këtë herë policia ka deklaruar se do të dërgojë para drejtësisë jo vetëm fshatarët përgjegjës dhe pronarë të parcelave e tokave, por edhe kryetar të komunave e kryepleqtë. Gjithnjë, sipas deklarimeve zyrtare, mësohet se fshatrat e bëra objekt survejimi janë Shkretë, Mafsheq, Shjezë e Brret të komunës Cudhi, apo Nikël, Veroj, Manëz e Ishëm. Nga të dhënat paraprake mësohet se në Durrës mesatarisht kultivohen afro 35 mijë deri në 40 mijë rrënjë bimë narkotike cannabis sativa.