Mbillen 22 mijë fidanë në Llogora
28/04/2010 AMC në mbështetje të mjedisit
Mbi 22 000 fidanë bredhi mbillen në Parkun Kombëtar të Llogorasë. Me mbështetjen e AMC, në Parkun Kombëtar të Llogorasë u mbollën mbi 22 000 fidanë bredhi, duke shtuar kështu sipërfaqen e gjelbër të parkut dhe ndihmuar në parandalimin e rrëshqitjes së tokës. Pemët janë mbjellë në një sipërfaqe prej 6.5 hektarësh të Parkut Kombëtar dhe kompensojnë në një shkallë të konsiderueshme pemët e prera apo të djegura. Përfaqësuesi i AMC, zoti Nikos Parastatidis, deklaroi se “fushata për mbjelljen e pemëve në Llogara përbën një kontribut për Parkun Kombëtar dhe njëkohësisht është pjesë e angazhimit të AMC për të përmirësuar mjedisin. AMC do të mbështesë përherë nisma në të mirë të natyrës edhe në të ardhmen”. Kjo është hera e dytë që AMC tregon një përkujdesje të veçantë për Parkun Parkun Kombëtar të Llogarasë. Edhe gjatë fushatës së parë të mbjelljeve u pyllëzua një sipërfaqe e njëjtë, prej 6.5 hektarësh.
AMC është e angazhuar të kontribuojë në mbrojtje të mjedisit jo vetëm duke mbështetur nisma në nivel kombëtar, si pyllëzimi i Llogarasë, por edhe duke përdorur teknologji moderne që respekton mjedisin. Vetë kompania prej kohësh po zbaton edhe një projekt për riciklimin e letrës duke dhënë një kontribut dhe një shembull për t’u ndjekur në ruajtjen e pyjeve nga prerja.
AMC e shikon botën plot përkujdesje të përditshme ndaj mjedisit, si një investim për të ardhmen. Parku Kombëtar i Llogarasë ndodhet 40 km në juglindje të Vlorës, në bashkimin e detit Adriatik me detin Jon. Lartësia e parkut arrin 2018 m mbi nivelin e detit. Në të rriten shumë lloje pemësh, ku mbizotërojnë haloret. Parku kombëtar i Llogarasë është destinacioni i rëndësishëm turistik, pasi ofron mundësi të shumta ekoturizmi, sporte ajri, kampingu dhe ekskursioni.