Në KS dështon Projektrezoluta ruso-serbe
PRISHTINE-Ka dështuar në Këshillin e Sigurimit projekrezoluta ruse për nisjen e një hetimi nga OKB lidhur me të ashtuquajturin trafik organesh në Kosovë.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Rusia nuk ia ka dalë që këtë projektrezolutë ta vendoste në rend dite të takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Vendet perëndimore nuk kanë mbështetur kërkesat e Serbisë dhe Rusisë për një hetim të mandatuar nga organizata e Kombeve të Bashkuara duke thënë se EULEX-i është i vetmi mekanizëm që ka jurisdiksionin për një hetim të tillë.
Sipas mediave, projektrezoluta ishte hartuar nga Moska ne bashkëpunim me Beogradin.
(d.b/BalkanWeb)