Miratohet paketa. Athine beteje jashte Parlamentit

Pas një debati të stuhishëm dhe në përfundim të cunamit dyditor të manifestimeve e protestave, Parlamenti Grek miratoi mbrëmë paketën e masave më të rrepta deri më sot, që i hap rrugën Greqisë për këstin e 6-të të ndihmës prej 8 miliardë eurosh por dhe gjetjes së një zgjidhjeje më të qëndrueshme.
Projektligji në tërësi u votua nga 154 deputetët e pozitës, kurse neni kritik 137 për kontratat e punës, mori votën e 153 deputetëve. Kundër tij, veç 144 deputetëve të opozitës, votoi dhe ish-Ministrja e Punës Lluka Kaceli, (Louka Katseli), e cila me vendim të kryeministrit u përjashtua nga grupi parlamentar. Dëbimi i saj redukton shumicën tashmë të ngushtë të qeverisë.
“Pas vendimeve që shpresoj se do të merren edhe për ne, por edhe për Eurozonën, duhet patjetër të ndërmerren nisma politike. Ka vajtur aty ku s'mban më”, deklaroi Vaso Papandreu, një figurë historike e socialistëve që pranoi të votojë “pro” pas takimit me kryeministrin. Ndërsa në parlament filloi seanca, jashtë policia greke u përpoq për të pastruar sheshin përpara parlamentit, megjithëse përleshjet me demonstruesit të veshur me të zeza vazhduan.
Vdekja e një demostruesi në spital e rëndoi dhe më tepër atmosferën e elektrizuar nga incidentet dhe shkatërrimet e mëdha në sheshin para Parlamentit dhe rrugëve përreth nga sulmi i të rinjve me maska, me bomba molotov dhe copa mermeri. Pati përleshje trup më trup, ndërsa raportohet se 74 persona kanë mbetur të plagosur. Sheshi u mbyt nga lëndët kimike të policisë, e cila ndaloi të paktën 23 vetë dhe arrestoi gjashtë të tjerë.
Analistët vlerësojnë se ndërsa Greqia tenton të marrë veten nga tre vite recesioni dhe një borxh i jashtëzakonshëm publik që e ka përjashtuar nga tregjet e bonove, qeveria e Papandreut mbetet e bllokuar mes huadhënësve që kërkojnë veprime më të ashpra dhe zemërimit publik gjithnjë në rritje në lidhje me shkurtimet.
Delina Bitraku