E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e euros Obama bisede me lideret e BE

Presidenti amerikan, Barak Obama ka zhvilluar bisedime përmes një video-konference me Presidentin francez, kancelaren gjermane dhe kryeministrin britanik, rreth mënyrave për të gjetur një zgjidhje në krizën e Eurozonës. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, lëshuar pas bisedimeve të enjten, thuhej se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi, udhëheqësit dominues të euro-zonës, "kuptojnë plotësisht urgjencën e çështjeve në euro-zonë," dhe se ata janë "duke punuar me zell" drejt një zgjidhjeje "të plotë" dhe "politikisht të qëndrueshme". 

Franca dhe Gjermania kanë njoftuar përmes një deklarate të përbashkët se udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë një zgjidhje për krizën të shtunën, por që asnjë vendim nuk do të merret para një takimi tjetër që pritet të mbahet të mërkurën. Në videokonferencë me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Francës Nikolas Sarkozy Obama ka shprehur  dyshimin se kriza mund të ndikojë edhe në ekonominë amerikane. Zyra e presidentit amerikan sqaroi pas bisedës se Obama shpreson në gjetjen e një zgjidhjeje deri në samitin e G20-ës, në fillim të nëntorit në Francë. 

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›