Hetimi i pasurisë, memorandum ILKDP-Ministri e Drejtësisë

Politikanët, zyrtarët e lartë dhe njerëzit e drejtësisë fshehin pasurinë duke përdoruar persona të tretë. Manovra e fshehjes së pasurisë është zbuluar nga kreu i ILDKP, Adriatik Llalla i cili tha se kjo çështje do jetë objekt verifikimi. Por sipas kreut të ILDKP-së pengesë tjetër serioze është mosshqyrtimi nga Prokurria të çështjeve që denoncohen ndaj zyrtarëve.
Gjatë prezantimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive "Për aksesin online në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme” ministri Eduard Halimi nuk ka lënë mënjanë as çështjen e imunitetit, duke deklaruar se e vetmja rrugë për heqjen e mburojës së imunitetit, është referendum.
Në fjalën e tij, ministri i drejtësisë Eduard Halimi ka theksuar me anën e këtij memorandumi i japin insturmentat ligjorë ILDKP-së që të jetë i shpejtë dhe efikas në hetimet e pasurive të zyrtarëve të lartë.
“Nga sot ky memorandum do të ketë një impakt të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit pasi ILDKP-ja do të ketë mundësinë në një kohë të shkurtër të hetojë pasuritë e zyrtarëvr të lartë” tha Halimi.
Nga ana e tij, kreu i ILDKP-së Adritatik Llalla ka theksuar se kjo marrëveshje është një hap I rëndësishëm në drejtim të rritjes së marrëdhënieve mes dy institucioneve. “Nga sot ILDKP-ja do të ketë akses të plotë në marrjen e të dhënave në funksion të hetimit të pasurive të zyrtarëve të lartë” tha Llalla.