E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset në Kombinat 30-vjeçari

TIRANE- Plagoset në kombinat emigranti 30-vjeçar, përfundon në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Aleksandër Akulli, 30 vjeç, banues në afërsi të “21 Dhjetorit”, ka mbetur i plagosur në krah mbrëmjen e të martës në rrugën “Llambi Bonata”, pranë kompleksit “Bushi”. Sipas burimeve të policisë Akulli, ka qenë duke pirë kafe me ca miq të tij në një lokal në këtë zonë të Kombinatit rreth orës 23:30. Një person ende i paidentifikuar nga policia ka mbërritur aty dhe ka qëlluar katër herë në drejtim të tij. Akulli për fatin e tij të mirë, ka marrë një plagë në krah dhe në këmbë, por nuk ka pësuar dëmtime serioze. Policia e Komisariatit nr.6. ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke administruar si prova gëzhojat e një pistolete. Po kështu ata kanë marrë dëshmi të rëndësishme të personave në vendin e ngjarjes, duke ia përcjellë zyrës së hetimit të vrasjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›