E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: Gripi i derrave mund të prekë 2 miliardë vetë

Brenda dy viteve gripi i derrave mund të infektojë 2 miliardë njerëz në mbarë botën, ose thënë ndryshe, një në tre persona. Lajmi është bërë publik nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas së cilës më në rrezik jane Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mendohet se virusi A H1N1 do të prekë 40 % e popullsisë. E në kushtet e mungesës së vaksinimit, në këtë vend gripi mund të shkaktojë qindra viktima.
Keiji Fukuda, një nga zyrtarët e Organizatës tha se deri tani janë njoftuar vetëm rastet e konfirmuara në laborator, çka sipas tij, përbëjnë vetëm një përqindje të vogël të personave që realisht janë infektuar.
Sipas Fokudës, epidemia globale është ende në fazat fillestare të saj. Raporti i djeshëm i organizatës theksonte se shumë shpejt virusi do të përhapet në 100 % të vendeve. Që nga muaji Prill, numri i viktimave te ketij gripi ka arritur në 800. Situata është alarmante edhe në Europë, ku javët e fundit është vënë re një rritje drastike e rasteve të infektimit. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 621 raste të reja. Në 30 vende të Evropës janë konfirmuar 19.404 raste të sëmundjes dhe jane shenuar 35 viktima. Britania e Madhe vazhdon të jetë vendi me numrin më të madh me 11.159 të prekur, pasuar nga Gjermania me 2.844 raste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›