E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, themeluesi i Wikileaks lirohet me kusht

Por, Asanzh do të mbetet në paraburgim teksa prokurorët kanë në dispozicion dy orë për të apeluar vendimin.

Australiani 39-vjeçar po lufton kundër ekstradimit në Suedi, ku akuzohet për përdhunim dhe ngacmime seksuale, akuza të cilat i mohon. Mes kushteve të lirimit është dhe dorëzimi i pasaportës.

Në seancën që zgjati rreth 1 orë e 20 minuta, morën pjesë dhe 10 persona që u bënë garant për lirimin e Asanzhit, mes të cilëve  regjisori amerikan Michael Moore, figura udhëheqëse e shoqërisë britanike, Jemima Khan, gazetari John Pilger, regjisori anglez Ken Loach etj.

Para ndërtesës ku zhvillohej seanca ishin mbledhur rreth 100 gazetarë dhe shumë protestues. Javën që kaloi, Asanzhit iu refuzua lirimi me kusht./Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-14 17:19
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›