E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli arrestoi 81 fëmijë palestinezë

Sipas raportit të publikuar nga “B'Tselem”  katër nga fëmijët e arrestuar janë nën moshën 12-vjeçare dhe në bazë të ligjit, fëmijët e kësaj moshe nuk mund të ndiqen penalisht . “B’Tselem” gjithashtu deklaroi se një fëmijë tetëvjeçar është  ngritur nga shtrati në mes të natës për t’u sjellë në polici vetëm për shkak të ngjashmërisë së emrit të tij me emrin e fëmijës, i cili vetëm ka gjuajtur me gurë.

Duke pohuar se arsyeja e arrestimeve vjen si rezultat i fërkimeve dhe mosmarrëveshjeve në mes palestinezëve dhe hebrenjve, për shkak të marrjes së shtëpive nga vendasit në Silvan dhe gërmimeve arkeologjike, “B’Tselem” nënvizoi faktin se këta mosmarrëveshje janë ndezur më shumë sidomos pas vrasjes së Samir Sarhan më 22-shtator duke mbrojtur të drejtat e vendasve.

Në raportin ku theksohet se janë arrestuar 32 fëmijë, duke filluar nga 31 Tetori bëhet e ditur se në bazë të kërkimeve të bëra policia izraelite nënvlerëson ligjet kur bëhet fjalë për të rinjtë palestinezë.

Sipas raportit të “B'TSelem” shumë fëmijë të arrestuar nga policia natën janë ngritur nga shtretërit e tyre thjesht për t’u pyetur apo për të marrë informacion dhe janë dërguar nga drejtoria e policisë së Jeruzalemit  në atë të Moskobiyya-s.

Duke theksuar se “pavarësisht të drejtave të tyre, fëmijët nuk janë lejuar të shoqërohen nga familjet” gjatë marrjes në pyetje, “B’Tselem” pohon se ndaj shumicës së fëmijëve është përdorur dhunë kur janë marrë nga shtëpitë. Në të njëjtën kohë bëhet e ditur se një pjesë e fëmijëve janë keqtrajtuar edhe gjatë kohës së pritjes në rajonin e policisë. Në raport deklarohet se policia ka hapur hetime në lidhje me disa ngjarje, por këta hetime janë mbyllur para se të hidhen në gjyq. 

“B'Tselem” nënvizoi edhe një here faktin se veprimi i policisë izraelite ndaj fëmijëve palestinezë të Silvanit është një cenim i hapur  i të drejtës  së mbrojtjes së fëmijëve./CIHAN-Start/A. Kokiçi/
   

                                                                                             2010-12-14 16:46
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›