E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e zonës së sigurisë rreth Kosovës

Bruksel-Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Skefer ka deklaruar se është i gatshëm që të shqyrtojë çështjen e heqjes së zonës ushtarake të sigurisë rreth Kosovës, nëse këtë e propozojnë autoritetet e Serbisë. Kur bëhet fjalë për zonën ajrore të sigurisë rreth Kosovës, "nëse Serbia do të dëshironte që të paraqesë propozime lidhur me këtë, unë jam i gatshëm që të shqyrtoj"-tha Skefer gjatë pritjes tradicionale të vitit të ri për gazetarët e akredituar në selinë e NATO-s.

Skefer vlerësoi se "bashkëpunimi i EULEKS-it dhe KFOR-it është rregulluar mirë", dhe se secili "ka përgjegjësitë dhe rolin e vet". "KFOR-i ka besimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, si shumicës ashtu edhe pakicës, por konsideroj se bashkëpunimi i Serbisë dhe KFOR-it është i mirë kështu që bashkëpunimi i EULEKS-it dhe KFOR-it po zhvillohet mirë"- theksoi Skefer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›