E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia miraton praninë e trupave në Kosovë

Pragë -Çekia ka miratuar planin për praninë e trupave çeke në Kosovë, në misionet paqeruajtëse atje. Plani i ndryshuar, u miratuar pak kohë pasi Parlamenti i vendit hodhi poshtë një plan për praninë ushtarake në Kosovë dhe në Afganistan. NATO-ja kishte shprehur shqetësimin e saj pas reagimit të parlamentit të Çekisë.

Sipas planit të ri, 430 ushtarë çekë do të veprojnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, kurse 120 të tjerë do të jenë të gatshëm për t’u dërguar në çdo kohë në Kosovë nëse paraqitet nevoja. "Mendoj se kemi një marrëveshje që do të miratohet nga Parlamenti"-tha presidenti çek Vasllav Klaus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›