Turqia ofron mbështetje për FSK-në
Prishtinë -Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, ka pritur një delegacion të lartë ushtarak nga Turqia të kryesuar nga Gjeneralmajor Erdal Ozturk, Shef i Divizionit për Plane dhe Operacione. Ministri Mujota e informoi Gjeneralin Ozturk me dinamikën e ngritjes së kapaciteteve në MFSK, si dhe për procesin dhe sfidat e ngritjes së kapaciteteve të FSK. Për ecurinë e rekrutimit të pjesëtarëve të rinj të FSK e posaçërisht nga pjesëtarët e minoriteteve.
Po ashtu në këtë takim u fol edhe mbi agjendën dhe dinamikën aktual të ngritjes së FSK së. Nga gjenerali Ozturk u shpreh gatishmëria e Turqisë dhe ushtrisë turke, për të ndihmuar në shumë drejtime ngritjen e kapaciteteve të FSK së. Ministri Mujota tha pas takimit se numri i vendeve mike që e përkrahin FSK në është në rritje.
Ai tha se ka marrë zotimin e zyrtarëve turq se vendi i tyre do të jetë aleatë i fortë për FSK?në në të ardhmen. "Morëm premtimin nga zyrtarët turq se së shpejti do të lidhim një memorandum mirëkuptimi dhe se roli i oficerëve turq në të ardhmen do të ndikojë shumë në cilësinë e FSK së"-tha Mujota.
Ministri Mujota duke përcjellë mesazhin e gjeneralit turk, tha se shteti turk është përkushtuar që FSK-ja të jetë aleate dhe partnere e NATO s në të ardhmen.