E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i ligjeve miraton projektin, u jepet fund pushimeve për festat që bien të shtunave e të dielave

Administrata shtetërore tashmë do t’u thotë lamtumirë pushimeve të festave zyrtare kur këto të fundit përkojnë me ditën e shtunë dhe të diel. Të kthyera tashmë në një traditë, alla shqiptare ato ishin sanksionuar në ligjin për festat zyrtare dhe ditët përkujtimore, i miratuar në vitin 1992 dhe i ndryshuar një vit më pas. Por me një tjetër amendim të bërë në komisionin e ligjeve mazhoranca i ka dhënë fund kësaj praktike që duket se nuk gjen terren në asnjë vend perëndimor.Por çfarë ka ndodhur realisht gjatë 2009 me administratën shtetërore, pikërisht atëherë kur festat zyrtare dhe ditët përkujtimore përkonin me të shtunën dhe të dielën. Nga 13 të tilla punonjësit e këtyre dikastereve kanë gëzuar me ligj të drejtën e pushimit plot 22 ditë.Kështu 1 dhe 2 janari ndonëse ditë festive, përkuan me pushimin e fundjavës dhe për pasojë punonjësit e administratës iu rikthyen punës me datën 5, duke përfituar dhe dy ditë më shumë vakancë.E njejta gjë ndodhi dhe me festat e 28 dhe 29 nëntorit, Bajramin e Madh, Pashkët Ortodokse dhe ato katolike si dhe një sërë festash të tjera fetare.Por çdo të ndodhte nëse edhe festa e 8 dhjetorit e shënuar rishtazi si e tillë në amendimin që iu bë ligjit, të përkonte me të shtunën ose të dielën? Atëherë administrata jonë do të shënonte afro 1 muaj pushim, duke paralizuar për një kohë të konsiderueshme shërbimin e saj ndaj qytetarëve.Duke do të paralizonte përreth 1 muaj shërbimin e saj ndaj qytetarëve dhe me dy ditë të tjera shërbimin e saj ndaj qytetarëve, duke e lënë taksapaguesin shqiptar në një udhëkryq pa zgjidhje në pritje të përfundimit të pushimeve....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›