Hera e parë, këshilla që ajo të jetë e paharrueshme
Hera e parë është gjithmonë e pasur me shumë emocione, të cilat e bëjnë me të vërtetë të veçantë dhe të paharrueshme. Kuriozite, frikë, ankth dhe gëzim: ndjenja që rrezikojnë të na pushtojnë, nëse nuk arrijmë dot t’i dominojmë në mënyrë korrekte. Ndjenja për të dashurin tuaj është gjëja më e rëndësishme: jeni të dashuruar dhe keni vendosur që hera e parë do të jetë pikërisht me të. Ekspertët japin disa këshilla, për të përballuar herën tuaj të parë dhe që ajo të jetë e paharrueshme.
Këshillat
Mos nxitoni. Është këshilla klasike e mamave, por është e vërtetë. Shumë vajza nxitohen për të provuar apo për të imituar shoqet dhe hidhen pa qenë të sigurta realisht. Në këto situata mosha ka më shumë rëndësi, sesa të bëni hapin e gabuar dhe më pas të pendoheni. Është më mirë të prisni njeriun e duhur, që t’ju bëj të ndiheni e qetë në marrjen e këtij vendimi. Zgjidhni një vend të sigurt dhe të qetë. E rëndësishme është që të ndiheni të qetësuar, të relaksuar. Evitoni ta bëni në shtëpinë e tij. Dashuria ka nevojë për kohë. Mos pretendoni shumë. Është një moment shumë i rëndësishëm për ju. Mos u shqetësoni nëse herët e para nuk do t’ju duket asgjë e veçantë, pasi me kohën do të fitoni më shumë besim në vetvete dhe çdo gjë do të përmirësohet.
Mos harroni të merrni masat mbrojtëse. Është shumë e rëndësishme për ta jetuar këtë emocion në siguri totale dhe të qetë. Edhe pse i dashuri juaj ngul këmbë për të mos përdorur asgjë, jeni e vendosur dhe merrni prezervativin. Është çështje respekti drejt jush dhe lidhjes tuaj. Flisni me miket më të ngushta, mbase edhe më të mëdhaja se ju, që kanë pasur eksperienca seksuale. Nuk ka asgjë më të mirë për të kuptuar dyshimet tuaja, pasiguritë janë njësoj për të gjitha vajzat.
Rregullat e lojës për meshkujt në dashuri
Receta të sigurta për joshjen e femrës nuk ka, sepse secila femër është personalitet më vete me karakteristikat, shprehitë dhe dëshirat e veta. Por, provoni të depërtoni sa më thellë në psikikën e secilës femër, bisedoni për të, bëni çmos që femra t’ju të shohë se po interesoheni për të. Në qoftë se do të keni sukses, për ju nuk do të ketë kurrfarë pengesash. Seksologët, megjithatë, kanë evidentuar disa ligjshmëri dhe kanë përcaktuar “rregullat” më të rëndësishme për atë se çfarë duhet të ketë parasysh mashkulli kur dëshiron t’i qaset femrës:
Femra kënaqet në paralojën e dashurisë
Femra nuk i do meshkujt, të cilët teknikës së dashurisë u qasen sipërfaqësisht, me rutinë dhe shablonizuese.
Femra ka dëshirë të flakët që të jetë e respektuar dhe e dashuruar si personalitet i plotë, e jo vetëm për shkak të trupit të saj
Femra e do mashkullin temperament, por jo edhe të vrazhdë
Femra kërkon që mashkulli t’i vardiset para se ajo t’i thotë “po”
Femra nuk i do lajkat e tepërta, të cilat tingëllojnë banale dhe rrena të kullura
Femra kërkon që të jetë e dashuruar edhe pas dashurisë seksuale, ashtu si ka qenë e dashuruar edhe para aktit seksual
23 Maj 2009