Ish-të përndjekurit, lista e dytë e dëmshpërblimit, gati në qershor
Specialistët kanë mbaruar së shqyrtuari një sërë dosjesh, emrat do të shkojnë në Ministrinë e Financave. Fluks kërkesash për dëmshpërblim nga kategoritë e reja në Ministrinë e Drejtësisë
Laureta Rryçi
Tiranë - Ministria e Drejtësisë po përgatit listën e dytë me emrat e ish-të përndjekurve që do të përfitojnë dëmshpërblim. Burime pranë këtij dikasteri pohuan dje për gazetën “Albania” se disa dosje, duke qenë se i kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit, rezultojnë se i plotësojnë kushtet për të përfituar dëmshpërblim. Të njëjtat burime shpjeguan se përpilimi i listës së dytë është drejt fundit dhe parashikohet që të dërgohet në Ministrinë e Financave vetëm ditët e para të muajit qershor. Sakaq mësohet se gjatë këtyre ditëve ka pasur një fluks kërkesash të depozituara nga ish-të përndjekurit që do të përfshihen në skemën e dëmshpërblimit falë ndryshimeve të bëra së fundi në ligj.
Lista
Ish-të përndjekurit që janë në pritje për dëmshpërblim shumë shpejt do të mësojnë nëse do të përfshihen në listën e dytë. Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë shpjeguan se kanë mbaruar së shqyrtuari kryesisht dosjet që janë dorëzuar gjatë muajve të parë të vitit 2008. Por ka dhe nga ato dosje që mund të jenë depozituar më vonë, por nuk kanë pasur parregullsi në dokumentet që kërkohen. Në muajit e parë të këtij viti, Ministria e Drejtësisë përgatiti listën e parë me 1100 emra të ish-të përndjekurve. Lista kaloi për miratim në Këshillin e Ministrave që në fund të vitit 2008 dhe më pas Ministria e Financave u mor me shpërndarjen e parave për ta.
Dëmshpërblimi
Në bazë të buxhetit vjetor, të vënë në dispozicion dhe sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit, fondet do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuar, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë. I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit/familjarët e viktimave, me kusht që, në çdo rast, pjesa takuese që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100 000 (njëqind mijë) lekë. Asnjë ish-i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë këtij mekanizmi. Ministria e Drejtësisë, brenda një jave nga miratimi në Këshillin e Ministrave të vendimit për dëmshpërblimin, i përcjell Ministrisë së Financave kopjen e plotë të dosjeve individuale të ish-të dënuarve politikë që përfitojnë dëmshpërblim sipas këtij ligji. Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan në vlerë të plotë dëmshpërblimin për çdo të dënuar politik që përfiton sipas këtij ligji, nëpërmjet çeljes së depozitës bankare, në emër dhe/ose për llogari të tij ose të familjarëve të tij, në një bankë të nivelit të dytë. Dokumenti i çeljes së llogarisë bankare i bashkëlidhet dosjes në Ministrinë e Financave.
Procedura e Ministrisë së Financave për tërheqjen e parave
Dëmshpërblimi financiar i depozituar në llogaritë bankare tërhiqet personalisht nga vetë ish-i dënuari politik apo nga kujdestari i tij ligjor, kur ai ka humbur zotësinë juridike për të vepruar, apo nga familjari i viktimës së ekzekutuar. Kur ish-i dënuari politik ka vdekur apo vdes para ditës së tërheqjes së kësteve të dëmshpërblimit, shumën e parave e përfitojnë, në pjesë të barabarta takuese, vetëm familjarët e tij, të përcaktuar në nenin 8 këtij ligji. Kur asnjë prej tyre nuk është gjallë, dëmshpërblimi shuhet dhe fondet i kthehen Buxhetit të Shtetit. Banka e nivelit të dytë lejon tërheqjen e të gjithë depozitës nga përfituesit e përcaktuar në paragrafin e dytë të këtij neni, vetëm pasi ata/ai depozitojnë /depoziton personalisht certifikatën e vdekjes së ish të dënuarit politik, dëshminë e trashëgimisë së tij dhe dokumentin, që vërteton se të paktën që njëri prej tyre është gjallë. Banka e nivelit të dytë, në dokumentin përkatës, shënon të dhënat e personit/personave që tërheq/tërheqin dëmshpërblimin, për llogari të vet dhe të të gjithë përfituesve. Një kopje e këtij dokumenti dhe e dokumentit që provon tërheqjen e llogarisë bankare, i bashkëlidhen dosjes individuale në Ministrinë e Financave. Asnjë veprim bankar nuk mund të kryhet në kundërshtim me paragrafët e mësipërm të këtij neni, edhe nëse ai mund të autorizohet me prokurë. Ministria e Financave mbikëqyr mënyrën e respektimit të këtij detyrimi ligjor dhe, kur vëren shkelje, e gjobit bankën e nivelit të dytë me gjobë të barabartë sa trefishi i çdo depozite, të shpërndarë në kundërshtim me përcaktimet e këtij neni.
Masa e dëmshpërblimit për të burgosurit, të internuarit ose të dëbuarit politikë
Çdo i dënuar politik, për çdo ditë vuajtjeje dënimi të kryer, në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi, nga data 30.11.1944 deri më 1.10.1991, dëmshpërblehet financiarisht, sipas kritereve të këtij ligji, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në ditë.
Për personat që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim me tela me gjemba deri në vitin 1954, masa e dëmshpërblimit është 1 000 (një mijë) lekë në ditë.
Për personat e tjerë të internuar ose të dëbuar parashikohet një skemë pensioni, e cila do të rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Dëmshpërblimi i përcaktuar në paragrafin më sipër u takon dhe familjarëve të tij, në pjesë të barabarta takuese, kur i dënuari nuk jeton më. E drejta e familjarëve për të kërkuar dëmshpërblim është e drejtë jopasurore vetjake.
Nga shuma që çdo i dënuar politik përfiton nga ky ligj, zbritet masa e dëmshpërblimit që ai ka përfituar me ligjet e mëparshme.
Masa e dëmshpërblimit për familjarët e të dënuarve me dënim kapital.
Familjarët e viktimave, të pushkatuara apo të ekzekutuara me dënim politik të padrejtë, për vuajtjen dhe persekucionin, përfitojnë një dëmshpërblim financiar të barabartë, gjithsej, në masën e 8 viteve kompensim dënimi me burgim. E drejta e familjarëve për të kërkuar dëmshpërblim është e drejtë jopasurore vetjake.
Çelja e depozitës dhe njoftimi
Depozitat bankare që çelen në emër të ish-të dënuarit politik bëhen të disponueshme brenda një jave kalendarike nga çelja e tyre. Ministria e Financave njofton publikisht në media dhe nëpërmjet faqes së vet zyrtare për çeljen e llogarive. Ky njoftim shpallet edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në arkivin për këtë çështje.
Afati i vlefshmërisë së depozitës
Depozitat e çelura, në përputhje me Nenin 15 të këtij ligji, janë të kërkueshme 3 vjet nga çelja e tyre. Kur brenda 3 vjetëve pranë bankës nuk paraqitet asnjë i interesuar, apo kur të interesuarit nuk plotësojnë kriteret e caktuara në nenin 14 të këtij ligji, llogaria transferohet drejtpërdrejt në Thesarin e Shtetit, sipas një rakordimi paraprak të kryer nëpërmjet bankës së nivelit të dytë dhe Ministrisë së Financave.
23 Maj 2009