E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thethi, dashuria e përjetshme e turistëve dhe sportistëve



Klodiana Bufi

Nëse do të nisesh drejt Thethit ose alpeve me te bukura shqiptare të duhen të minimalisht të paktën 5 ditë të shijosh bukurinë e tyre. Por të ngjitesh në majat më të bukura të Thethit të duhen javë të tëra sepse janë shumë dhe mahnitëse. Kurorat e maleve që asnjëherë nuk u zbret veli i bardhë i dëborës dhe dielli, që është gjithnjë i mirëpritur në Theth zbukuron në mënyrë mahnitëse luginën e Valbonës. Është një nga vendet më të preferuar nga turistët, por edhe nga alpinistët. Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistë të huaj. Përveç bregdetit tonë të bukur, vise të tilla malore si Thethi, Razma, Valbona, Rrogami, Lura etj., janë duke joshur dhe tërhequr përherë e më shumë vizitorët nga vende të ndryshme të botës. Kështu, Rrogami me bukuritë e tij mahnitëse natyrore dhe klimën e shëndetshme, thuajse kuruese, vizitohet jo vetëm nga shumë turistë vendas, por dhe nga plot të huaj. Shumë prej këtyre të fundit kalojnë transit në Theth, ose dhe vijnë prej këndej në drejtim të Valbonës e vise të tjera, por gjithnjë duke u ndalur qoftë dhe për një kohë të shkurtër në Rrogamin e Shalës.

MAGJEPSA E ALPINISTËVE

Thethi rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, duke filluar nga Qafa e Thanës, Shtegu i Dhenve, Radohima, Sheniku, Papluku, Maja e Alisë, Qafa e Pejës, Gropa e Bukur, Qafa e Jezercës, Maja e Zezë, Maja e Zorgjit, që fshehin në brendësinë e tyre ballafaqime të panumërta me alpinistë, spedologë, botanistë, gjeografë dhe shumë dashamirës të alpeve, te të cilët kjo zonë lë mbresa të pashlyeshme. Të gjitha këto maje janë përshkruar me vite të tëra nga alpinistë shqiptar dhe të huaj. Për Thethin kanë shkruar alpinisti i madh Georg Heinshemer, duke e krahasuar me Tirolin. “Nëse shkon në Theth merr një libër të shkruash për bukuritë e tij se janë shumë. Uji, ajri dhe natyra aty janë si në përralla”. Ndërsa Dr. Franc Nopça ka thënë se “po të jesh në besë, në asnjë vend tjetër të botës nuk do të jesh më i sigurt”. Dhe e ka pasur fjalën për banorët e kësaj mrekullie natyrore.

SHPELLAT E FAMSHME

Ka një mrekulli Thethi që e quajnë ujëvara e Thethit, dhe është rreth 25 metra në lartësi. Por po kështu janë të bukura Gryka e Ndërlysës, dhe Kanioni i Grunasit rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, por që është vetëm katër metra i gjerë. Ka edhe shumë shpella të famshme si ajo e Harapit dhe Bira e Rrathëve, ku ka liqene nëntokësore dhe galeri e sifone gjigante. Thethi ka edhe 12 mullinj të vegjël dhe një hidrocentral funksionant. Në muajin gusht Thethi vizitohet nga më shumë se 500 turistë të huaj dhe të gjithë frekuentojnë kanionet e famshme të Grunasit.
Por, pa u zgjatur, në këtë shkrim do të ndalemi në veçanti, për një grup vajzash gjermane, të cilat verën e vitit të kaluar, në kuadrin e një guide të gjatë turistike në Shqipëri, arritën deri në lartësitë alpine të saj. Ishte gati mesi i gushtit të vitit të kaluar, kur një grup turistesh gjermane i përbërë nga 7 vajza: Hildegard, Eva, Veronika, Jenna, Hedvig dhe dy të tjera më emrin Sofia, pasi kishin realizuar guidën e tyre turistike në zona të ndryshme të Shqipërisë, duke kaluar e qëndruar dhe në Valbonë, arritën në Rrogamin e Shalës. Ato preferuan të qëndronin dhe të flinin, me mjetet e tyre rrethanore.

VEND IDEAL PËR VOZITJE

Valbona të rrëmben është shumë e nxituar dhe mjaft lozonjare.
Është vendi ideal të vozitësh por duhet ta kesh mendjen te ajo ti kushtosh shumë kohë dhe më pas ta lavdërosh se përndryshe të robëron dhe të bën te tijin. Vetëm kështu mund të flasësh për këtë lumë, që të të përcjell në mënyrë të “ashpër” drejt bjeshkëve të Tropojës. Kanioni i Valbonës është mjaft i famshëm. Rrjedh nga hijet e Jezercës dhe zbret krenar përgjatë luginës. Vizitorët më të mëdhenj I ka nga Europa lindore. Çuditërisht janë ata që dinë të shijojnë turizmin malor dhe të argëtohen më sportet e vështira që të afron relievi shqiptar.

Legjenda e Kanionit të Osumit
Atje Skënderbeu i dha puthjen e parë Donikës

“Ëndërruar për të qenë e bukur, tani aq e bukur sa per t’u ëndërruar...”. Kjo është fraza që të shoqëron në hyrje të kanioneve në një mbishkrim të veçantë që është vendosur në rrugë, fare pranë kanioneve të famshme të Osumit. Thuhet se në këtë vend përrallor Skënderbeu i dha puthjen e parë Donikës dhe sot aty ngrihet plot madhështi kështjella e rinisë dhe e dashurisë.
Shqipëria nuk ka traditë në sportin e kanioneve, por ka relievin e përshtatshëm për këtë sport. Në fakt ata që e shfrytëzojnë janë sportistë ose turistë të huaj. Të rinj francezë gjerman, dhe suedez shfaqen çdo vit ne Çorovodë për të ushtruar pasionin e tyre ne ujërat e Osumit. Janë të apasionuar pas këtij sporti por, dhe adrenalina që të falin kanionet është e veçantë. Nëse je mbi Osum je i sigurt thonë banorët e kësaj zonë. Është lumë i shenjtë, që vjen direkt nga Baba Tomorri dhe asgjë e keqe nuk mund të vijë prej andej. Relievi malor dhe përbërja shkëmbore, në këmbë të së cilëve gjarpëron Osumi në shekuj, ka arritur të krijojë një luginë me një peizazh natyror tepër piktoresk. Nuk bëhet fjalë për copëza peizazhi, por për blloqe të tërë të krijuar në luginën malore. Shumë njerëz nuk e dinë që kjo bukuri natyrore ndodhet në Shqipëri. Kjo ndodh sepse Skrapari ka qenë i dy herë izoluar, ideologjikisht dhe nga relievi. Kanionet anë një gjatësi prej 15 kilometër e gjerësi 3 metra, ndërkohë që thellësia shkon nga 50–100 metër. Kanionet e Osumit nisin në shkëmbin e Nikollës, pasi ndërpriten rrugës vijojnë në Hambull e përfundojnë në qytetin e Çorovodës, konkretisht tek Ura e Sharovës. Të kësaj natyre, por me përmasa të tjera shfaqen Kanionet e Gradecit me gjatësi 4 kilometra e gjerësi 1. 5 metra. Mrekullia dhe befasia nis me shpatat e thikta të tyre, të cilat shkojnë 350–400 metra duke krijuar një hapësirë konike të paimagjinueshme për syrin e njeriut. Pamja e tyre bëhet e magjishme, veçanërisht në dimër, ku ujëvarat e shpateve shndërrohen në stalaktidë të akullt që vezullojnë me diamante.

Skitë, sporti dimëror
Sfida e bardhë nga Voskopoja në Shishtavec

Voskopoja është një tjetër vend i mrekullueshëm i Shqipërisë ku natyra të jep mundësi ta adhurosh gjatë stinës së nxehtë dhe asaj të ftohtë. Në dimër funksionon Pista e Skive dhe zhvillohen garat e famshme rajonale. Në të janë zhvilluar gjithmonë edhe kampionate kombëtare. Është një nga vendet e rralla ku mund të zhvillohen këto lloje sportesh dimërore, por ende mungon iniciativa për ta zgjeruar dhe çuar më tej turizmin alpin dhe sportin dimëror. Shishtaveci i Kukësit është i njohur, në të gjithë Shqipërinë, për sportin e skive. Madje familja Haxhiu është i përmendur pasi Selatini, Hasi, Serani, Samiu, jo vetëm kanë garuar në një shumicë kampionatesh kombëtare, por dhe janë shpallur fitues. Të gjithë këto emra janë prej një "trungu" të familjes Haxhiu nga Shishtaveci. E tashmë dhe Erzeni ka nisur të merret me ski, një sport krejtësisht i familjes Haxhiu. Në Shishtavec nuk ka ekip të mirëfilltë, që të stërvitet vazhdimisht. Megjithatë gjithçka bëhet gati kur bie dëbore, apo kur afrojnë aktivitetet lokale e kombëtare, kurse ekipi stërvitet nën drejtimin e Sami Haxhiut. Skiatori më i talentuar i Shishtavecit është Erzen Haxhiu, që është vetëm 18 vjeç, teksa ka mbaruar shkollën e mesme në Kukës. Vetë natyra dhe ajri i pastër i kanë dhënë një trup të fuqishëm e elegant. Gjithnjë kur bie dëborë, me skitë në krah, e gjen në pistat natyrore diku vetëm e diku me Shahinin, Ramadanin, Diamantin etj. Ata stërviten dhe vihen në garë njëri me tjetrin. Gjithsesi Erzeni është më i përgatituri. Në kampionatin lokal ai zuri vendin e parë në garën e sllallomit special dhe të dytin në atë të rrëshqitjes speciale. Kurse në kampionatin kombëtar të Dardhës, zuri vendin e parë në sllallomin special. Përfundimisht, Erzen Haxhiu është skiatori më talent që ka Shishtaveci.

23 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›