Kroatizimi i ëmbël i futbollit shqiptar
Lojtarët kroatë kanë krijuar një “koloni” të tyren në Shqipëri
Dash Frasheri- Shkolla kroate e futbollit është ndër më të njohurat në Ballkan dhe ajo është më e përfaqësuara në Shqipëri: dy trajnerë në nivelin e përfaqësueses dhe pesë teknikë në nivelin e klubeve. Historia e trajningut kroat në Shqipëri është e dhimbshme, pavarësisht se formimi i tyre ka qenë ndër më të profesionalët që kanë drejtuar në Shqipëri.
TRAJNERËT E KOMBËTARES
Kur Oto Bariç u vetëlargua nga drejtimi i Shqipërisë pas dy humbjeve tragjike (ende të diskutuara) me Bjellorusinë (2-4, në Tiranë) e Rumaninë (6-1, në Bukuresht) edhe pse në parim “plakushi” 75-vjeçar kishte pranuar rinovimin e kontratës, të gjithë specialistët më skeptikë e tifozët më të ftohtë të Kombëtares, pranuan se zor mund të gjenim një tjetër në nivelin e “Oto Maximales”.
Kroati i mençur e i urtë la një “gropë” të madhe te përfaqësuesja, të cilën holandezi Ari Han nuk mundi ta mbushte kurrë, duke sjellë edhe largimin parakohe të këtij të fundit për shkak të performancës së dobët personale e rezultateve të dobëta me kuqezinjtë në eliminatoret e Botërorit. Në listën e mbi 40 kandidatëve (të gjithë të huaj) për të zënë vendin vakant të lënë nga Hani, “klani” kroat ishte më i fuqishmi.
Ishin jo pak por pesë të tillë: Luka Bonaçiç, Zllatko Kranjçar, Ilija Lonçareviç, Branko Ivankoviç e Josip Kuzhe. Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, ra parimisht dakord me “profesorin” Branko Ivakokoviç. Midis tyre u zhvillua edhe një takim i fshehtë pa praninë e medias (i pranishëm ishte dhe ish-trajneri i Dinamos, Zlatko Daliç). Ivankoviç ndoqi ndeshjen gjysmëfinale të Kupës, Tirana-Vllaznia.
Kroati i kërkuar edhe nga Maqedonia kërkoi një javë kohë për të dhënë përgjigjen përfunimtare, që rezultoi me mospranimin e tij për të drejtuar Shqipërinë (por as dhe Maqedoninë).
Një tjetër kroat, Ilija Lonçareviç ishte kandidat zyrtar për stolin shqiptar, por “kumarxhiu” Josip Kuzhe, me një takim zyrtar në FSHF dhe me pranimin e plotë të kushteve financiare e akomoduese ia doli të fitonte mbi bashkëkombasin e tij, duke u bërë kështu trajneri i dytë kroat që drejton Shqipërinë.
“Po kërkon më të mirin, por më të mirë se unë nuk ke ku të gjesh”. Kjo është thënia e famshme e thënë nga Oto Bariçi presidentit Duka, kur ky i fundit i kërkoi një rekomandim për një emër të mundshëm. Por nga ana tjetër, ishte vetë Oto ai që sponsorizoi në një farë mënyre kandidaturën e Kuzhes. Oto e Josipi kanë një ngjashmëri karakteri, atë të qënit të drejtpërdrejtë, gjë që Ari Hani nuk e pati kurrë.
Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Adrian Aliaj (autori i ndoshta golit më të bukur të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, goli nga gjuajtja e lirë prej 30 metrash në fitoren 2-1 kundër Greqisë), e më një të kaluar futobollistike në Kroaci (banon aktualisht po në këtë vend) e vlerësoi Kuzhen si një nga trajnerët më të mirë kroatë.
Me të njëjtat tone foli edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, i “blerë” nga NK Zagrebi me rekomandimin e vetë Kuzhes, përpara se lojtari aktual i Kievos të transferohej te Rexhina në Itali.
“Konkurrenca për t‘u emëruar në stolin e përfaqësueses shqiptare ishte mjaft e fortë. Në një mënyrë apo në një tjetër, në garë ishin rreth 60 trajnerë! Dëshiroj të falënderoj Oto Bariçin që luajti një rol shumë të rëndësishëm. Në Shqipëri janë shumë të kujdesshëm dhe i kërkuan mendim. Ai më rekomandoi te drejtuesit e federatës, foli mirë për mua dhe u tha se i kisha cilësitë për të drejtuar ekipin Kombëtar. Oto tregoi të gjithë madhështinë e tij”, - tha Kuzhe gjatë një interviste për mediat kroate.
TRAJNERËT E SKUADRAVE
Dinamo është skuadra shqiptare që ka pasur më shumë trajnerë të huaj në drejtimin e saj: shtatë të tillë, nga tre kombësi të ndryshme, rumune (Aurel Cikleanu), argjentinase (Pedro Pablo Pasculi, Ramon Cabrero, Marselo Havie Zalajeta) dhe kroate (Luka Bonaçiç, Ivan Kataliniç e së fundi Zlatko Daliç).
Nëse ish-presidenti i Dinamos, Mihal Delijorgji, ishte i “dashuruar” me pistën rumune (Cikleanu), pasuesi i tij, Besnik Sulaj kishte rënë “kokë e këmbë brenda” si me argjentinasit e sidomos me kroatët. Në fakt rokada Delijorgji-Sulaj, nuk ishte gjë tjetër vetëm një ndërrim duarsh presidenciale, pasi Delijorgji e kishte marrë klubin blu nga Sulaj, përpara se t’ia “shiste” sërish këtij të fundit.
Luka Bonaçiç, një ish-trajner i Hajdukut të Splitit (14 ekipe në karrierën e tij) do të çelte edhe “epokën” e trajninut kroat në Shqipëri. Luka mbërriti në Tiranë gjatë verës së vitit 2005, kur sapo kishte mbushur 50 vjeç.
I mbiquajtur “diktatori i hekurt”, i njohur për ashpërsinë e tij e metodologjinë e tij rigoroze në stërvitje, do të mbetet në historinë e futbollit shqiptar si “diktatori” i rrëzuar brenda një jave, kur Dinamo barazoi me Lushnjën 2-2 në sezonin 2005-2006, pikërisht më 29 gusht 2005.
I dyti, kroati Ivan Kataliniç. Nuk arriti të mbijetonte te Dinamo në sezonin 2005-2006. “Ivani i tmerrshëm” e nisi karrierën shqiptare me një ndeshje kundër Partizanit dhe u shkarkua si trajner i Dinamos, më 29 janar 2006, menjëherë pas humbjes 1-0 me të kuqtë në javën e 21-të të sezonit 2005-2006. E mori stolin nga Vasil Bici, më 13 nëntor 2005 dhe ia dorëzoi po Bicit, më 29 janar 2006.
Kroati i tretë nuk është askush tjetër, por Zlatko Daliç. Vetëm 19 javë nën drejtimin e bluve, por i larguar nga Shqipëria me një trofe të “vockël” si Superkupa e Shqipërisë, kur Dinamo e drejtuar prej tij fitoi 2-0 me Vllazninë. Më 5 shkurt 2009, pas një humbjeje të Dinamos me Partizanin, Zllatko Daliç jep dorëheqjen nga Dinamo.
Boshnjako-kroati Blaz Slishkoviç, i mbiquajtur “Murinjo shqiptar” për shkak të metodave rraskapitëse stërvitore dhe “rrethimit” të fushës stërvitore të Tiranës, nuk e pati të gjatë me bardheblutë. Edhe Blaz Slishkoviç dha dorëheqjen pas javës së 14-të pas një barazimi të dhimbshëm më Partizanin, 2-2.
Një fakt bashkon Daliçin, Slishkoviçin dhe Kataliniçin: të tre këta janë larguar pasi kanë humbur me Partizanin, që tashmë mund të konsiderohet një “killer” i trajnerëve kroatë.
Flamurtari u drejtua kroati Slavko Kovaçiç, ndihmësi i Oto Bariçit. Sllavko Kovaçiç nuk është vetëm një trajner i mirë futbolli. As edhe sportisti i shekullit të 20-të në qytetin e tij të lindjes, Gjurgjevac në Kroaci. Kova drejtoi në javët e fundit të sezonit 2007-2008 dhe në nëntë javët e para të sezonit aktual. Dha dorëheqjen nga Flamurtari pas barazimit të bardhë me Bylisin në Vlorë, duke u bërë i pari i larguar nga tre trajnerët kroatë që drejtuan në Shqipëri këtë sezon.
LOJTARËT
Kroatët kanë krijuar një “koloni” të tyren në futbollin shqiptar, pasi të paktën pesë ekipe kanë nga një lojtar kroat. Dinamo e Flamurtari (kanë pjesën më të madhe), por gjurmët e futbollistëve nga atdheu i Bariçit e Kuzhes, janë dhe Vllaznia e Tirana.
Kapiteni i Flamurtarit, kroati Branko Paniç, përpara finales së Kupës së Shqipërisë, Tirana-Flamurtari (6 maj 2009, 1-2) kishte një ëndërr: të bëhej i pari kapiten i huaj që fitonte Kupën e Shqipërisë.
Dy golat në pjesën e dytë të Devis Memës (65’)e Hair Zeqirit (92’) për vlonjatët zhvlerësuan anvantazhin e kirjuar nga Rezart Dabulla (42’) për Tiranën, duke ia plotësuar ëndrrën kroatit 24-vjeçar por dhe fitimin pas 21 vjetësh të këtij trofeu nga Flamurtari pas atyre në vitet 1984 e 1988.
Në fakt, mbrojtësi i fuqishëm Branko Paniç është vetëm njëri prej pesë lojtarëve nga Kroacia që luajnë gjatë këtij sezoni në një prej skuadrave më të famshme shqiptare në arenën europiane.
Marin Con, Goran Brajkoviç, Mate Brajkoviç e Robert Alvizh (ky edhe me nënshtetësi braziliane) kompletojnë kombësinë më të madhe të huaj që ka luajtur ndonjëherë te 1-herë kampionët e Shqipërisë, madje Mate Brajkoviç është dhe golashënuesi më i mirë i këtij sezoni për Flamurtarin.
Duke shtuar dhe faktin se në dy sezonet e fundit (fundsezoni 2007-2008, fillimsezoni 2008-2009) ka drejtuar trajneri Slavko Kovaçiç, atëherë me plot të drejtë mund të themi se ky Flamurtar ka një aromë kroate. Gjithsesi, te Flamurtari kanë luajtur edhe afrikanët Sasha Delain, Riçard Bokotola, Roxher Pandong, Alain Nkoulu, Xhibril Sisoko.
Dinamo është streha më e madhe e kroatëve: 10 lojtarë, ku spikat mbi të gjithë sulmuesi i sezonit të kaluar, Pero Pejiç, shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e titullit të 17-të kampion të Dinamos. Emrat kroatë janë sugjestionues: Dario Bodrusiç, Goran Vinçetiç, Goran Graniç, Pero Pejiç, Mario Kovaçeviç, Zoran Kastel, Pëllumb Jusufi, Frane Petriceviç. Fanelën blu e kanë veshur edhe disa ballkanas të tjerë, boshnjaku Nedim Halilovic apo serbi Danilo Nikolic, pa harruar kampionin ukrainas Sergei Romanishin.
Tirana ka pasur në gjirin e saj hungarezë, nigerianë, italianë, bolivianë, kamerunas, holandezë, maqedonas, francezë, por te bardheblutë këtë sezon militojnë edhe kroati simpatik Toni Pezo e shqiptaro-kroati Lekë Kçira.
Edhe një skuadër e madhe si Vllaznia, përgjithësisht nën “ndikimin” malazez, ka në gjirin e saj dy kroatë: Marko Bashiç e Mirko Plantiç.
Apolonia e këtij seziniu është e gjitha nën “influencën” serbe: Mladen Kërkiç, Sead Haxhibuliç, Sead Haxhibuliç, Alkesandër Sreçkoviç, Predag Mirçeta, e ka një “feeling” të vjetër brazilian: Zhunjor e Da Silva, pa përmendur koloninë e dikurshme braziliane me në krye Xherardo e Roshën, dy nga futbollistët emblematikë që kanë luajtur në Shqipëri.
Edhe një skuadër e nivelit mesatar si Shkumbini pati këtë sezon tri lojtarë me orgjinë sllave Cvete Deliovski, Aleksandar Jakimovski e Ahmet Mujdragiç.
TRAJNERË
KOMBËTARJA
Oto Bariç
Josip Kuzhe
KLUBET
DINAMO
Luka Bonaçiç
Ivan Kataliniç
Zlatko Daliç
FLAMURTARI
Slavko Kovaçiç
TIRANA
Blaz Slishkoviç
BALLKANAS
E. Haxhiabdiç (boshnjak)
D. Haxhiosmnaoviç (malazias)
A. Cikleanu (rumun)
E. Karishik (serb)
S. Dumitresku (rumun)
N. Arabov (bullgar)
LOJTARË
DINAMO
Kristijan Caval
Goran Vinçetiç
Zoran Kastel
Domagoj Verhas
Goran Graniç
Pëllumb Jusufi
Frane Petriceviç
Dario Bodrusiç
Pero Pejiç
Mario Kovaçeviç
FLAMURTARI
Branko Panic
Mate Brajkovic
Marin Con
Roberto Alviz
Goran Brajkovic
TIRANA
Lek Kcira
Toni Pezo
VLLAZNIA
Marko Basic
Mirko Plantiç
23 Maj 2009