E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet publike më të çuditshme ku mund të bëni dashuri



Të bërit dashuri natyrisht bashkon çiftin më shumë, por duhet dhe pak fantazi, diçka e re dhe pikante për të ndezur ndjenjat edhe pas shumë vitesh që jeni bashkë, sekreti i dashurive të mëdha. Të bësh dashuri, përveç faktit që është kënaqësi, mund të bëhet dhe shumë zbavitëse, sidomos nëse e bën në vende të çuditshme.
Vendet
Ekspertët e lidhjeve kanë veçuar disa vende, në të cilat mund të bësh dashuri, duke thyer kështu monotoninë e shtëpisë apo dhomës së gjumit. Sigurisht, të bëni dashuri në vende publike është e ndaluar me ligj, dhe mbase është kjo që e bën më shumë eksitues aktin, por bëni kujdes!
Në makinë
Është një ndër vendet më të “nxehtë”, çerdhe dashurie e shumë çifteve, si skena e dashurisë midis Keti Uinslet dhe Leonardo di Kaprios në filimin “Titanik”.
Në dyqan
Në dhomën e zhveshjes në dyqan: Një vend tjetër kult, skenë klasike e filmave, mund të jetë një falenderim ndaj partnerit tuaj që ju shoqëroni në blerje.
Në ashensor
Ashensori është një vend tjetër filmash për të bërë dashuri, por mos harroni të shtypni butonin stop.
Në plazh
Nëse dëshironi të organizoni diçka romantike, plazhi është vendi ideal.
Në avion
Duket se është shumë eksituese, por duke qenë se ka shumë kontroll, këshilla “mendohuni përpara se të veproni”, do të ishte shumë e vlefshme.
Në pyll
Ndodh gjithmonë që të nisesh për një piknik dhe përfundon duke bërë dashuri. Sigurisht edhe këtu, këshilla të tregoheni të kujdesshëm është e vlefshme.

23 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›