E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vilanova mbron Songun

Mesfushori Alex Song zuri vendin e qendërmbrojtësit Gerard Pique, pas lëndimit të tij në minutën e 10-të të takimit kundër Spartak Moskës në kuadër të Grupit G në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti katalan fitoi 3-2, por ajo që la dyshime ishte paraqitja e repartit defanziv. Megjithatë, trajneri Tito Vilanova ka lavdëruar Songun, i cili luajti në pozitë të pazakonshme për të.

“Song në vend të Piques? I besova atij sepse e kemi transferuar për të luajtur më tepër në mbrojtje, kurse edhe si qendërmbrojtës mund të ndihmojë në nismën e aksioneve”, deklaroi Vilanova.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›