E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hernandez pret ndihmë nga Van Persie

Javier Hernandez insiston se ardhja e Robin van Persiet do të shërbejë si ndihmë për ekipin, duke shtuar konkurrencën për një vend në sulm.

Van Persie iu bashkua gjigantit nga Old Trafford nga Arsenali dhe realizoi golin e tij të parë për ekipin në fitoren 3-2 ndaj Fulhamit të shtunën. Hernandez nuk brengoset se holandezi do t’ia shuajë shpresat për të qenë titullar dhe beson se ish kapiteni i Arsenalit do të shërbejë ndihmë për skuadrën.

“Mundohem të mësoj nga të gjithë bashkëlojtarët. Robin është sulmues i kalibrit botëror dhe ai do të japë shumë për ekipin, do të na mësojë të gjithëve”, deklaroi Hernandez për ueb faqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›