E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Kamerun, në Gjenevë

Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kamerunit më 14 nëntor të këtij viti.

Ky takim do të luhet në Zvicër, në stadiumin Stade de Geneve të qytetit të Gjenevës, duke filluar në orën 20:45.

Në kuadër të datës së lirë të FIFA-s për zhvillimin e takimeve miqësore, është arritur një akord i rëndësishëm me skuadrën e njohur afrikane e cila njihet për performancat e saj interesante.

Për kombëtaren Kuqezi dhe trajnerin Gianni de Biasi kjo është një provë e rëndësishme për ta komponuar skuadrën dhe për të provuar lojtarë të rinj kandidatë potencialë të përfaqësueses shqiptare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›