Heroina ne kufi, hetojne Krimet e Renda
Prokuroria e Krimeve te Renda ka filluar hetimet e para ne lidhje me sasine prej 15 kg heroine te ndaluar mesditen e martes ne doganen e Tri Urave ne rrethin e Permetit, ne tentative per tu transportuar ne drejtim te Greqise. Sipas burimeve te hetimit ne Gjirokaster, "ceshtja per te cilen u arrestua nga policia 33-vjecari Ardian Rexhepi, i ka kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Krimeve te Renda". Nderkohe gjate hetimeve te para dhe provave te mbledhura dyshohet per nje rrjet nderkombetar te trafikut dhe tregtimit te lendeve narkotike i cili vepron ne Shqiperi dhe Greqi. "Akuza e ngritur ndaj Rexhepit eshte per vepren penale te "Trafikut nderkombetar te lendeve narkotike", thone burimet e hetimit ne Gjirokaster. Kane qene oret e mesdites te dy diteve me pare kur automjeti, tip TOYOTA, me targa greke YBM 34 02, i cili drejtohej nga Rexhepi, eshte parkuar ne sportelet e kontrollit te dokumenteve per perpunimin e tyre para se te kalonte ne drejtim te Greqise. Policia gjeti te fshehura ne pjese te ndryshme te automjetit 30 pako te mbeshtjella me leter natriban ngjyre kafe. "Brenda seciles prej tyre ndodhej gjysme kilogrami heroine", tha policia e Gjirokastres, pas kontrollit qe coi ne arrestimin e 33-vjecarit.
Blerim Kore
Blerim Kore