E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heroinë drejt Greqisë, arrestohet në Kakavijë 42-vjeçari

GJIROKASTËR- Tentonte të kalonte në Greqi një sasi heroine, fshehur poshtë kofanos së automjetit me të cilën udhëtonte, por ka përfunduar në pranga gjatë kontrollit të policisë në pikën doganore të Kakavijës. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Gjirokastrës, e cila njofton se ka arrestuar shtetasin Kristaq Musha, lindur dhe banues në fshatin Portëz të rrethit Fier.
"Ky shtetas udhëtonte me automjetin tip Volsvagen Pasat me targa Greke ATE 75 07, në drejtim të Athinës"- thanë burimet policore, duke shtuar se gjatë kontrollit të mjetit, poshtë kofanos u konstatuan disa pako të dyshuara me lëndë narkotike të llojit heroinë.
Droga, 9 pako, me peshë 4 kilogramë e 650 gramë ishte e mbështjellë me letër natriban ngjyrë kafe me një mbishkrim përsipër në të dyja krahët NAZIF.
Drejtuesi i mjetit akuzohet për "Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›