Heroinë nga Fieri në Sicili kapet çifti shqiptaro-italian
08/04/2009 Linja e trafikut, pleksja e mafies shqiptare e asaj siciliane, pazaret dhe arrestimi
MILANO- Rrjeti shqiptaro-sicilian që mundësonte trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali u godit dje nga forcat e policisë, ku u zbuluan 6 kg heroinë e fshehur në një gropë mu në mes të parkut. Në faqen e internetit www.affaritaliani.it shpjegohet qartë i gjithë mekanizmi i kësaj linje të zgjeruar që sillte drogë në Itali, teksa pleksen edhe shqiptarët si protagonistë të këtij trafiku. Nga të dhënat e publikuara në këtë sait mësohet se në krye ishte një 26-vjeçare siciliane, e cila kishte lidhje me bandat e Palermos dhe ishte martuar me një shqiptar që ishte në kontakt me kriminalitetin kosovar. Këto lidhje i mundësonin 26-vjeçares shtëpiake siciliane Eleonora B., që të organizonte trafikun e heroinës nga Shqipëria në Lombardi e Sicili.
Karabinierët i bënë një “surprizë” sicilianes, kur e kapën bashkë me burrin e saj shqiptar, 36 vjeç, me inicialet E. D. dhe një bashkëpunëtor tjetër shqiptar 23 vjeç që përpiqeshin të hiqnin qafe 6 kilogramë heroinë që kishte mbetur pa shitur. Hetimet nisën nga një firmë e rregullt ndërtimi, ku 36-vjeçari rezultonte ortak. Dyshimi u shtua kur u zbulua se pozicioni i tij ishte fiktiv dhe kishte punësuar emigrantë shqiptarë që kishin hyrë klandestinë e pa përvojë.
Kalimi i drogës, hetimet
Droga vinte në Milano direkt nga Shqipëria e më pas ndahej në ngarkesa 10-kilogramëshe në javë për t’u nisur drejt ishullit. Sipas këtij saiti, prej të paktën një viti burrë e grua, duke shfrytëzuar lidhjet e tyre me mafien shqiptare e siciliane ishin në gjendje ta blinin heroinën në Fier, duke paguar 8 mijë euro për kilogramë dhe më pas e dërgonin në Milano. Muajin e fundit ngarkesa prej 6 kilogramësh kishte dalë e skaduar dhe klientët nuk e blinin. Zakonisht çmimi varionte nga 8 deri në 6 mijë euro për kilogramë, por së fundmi kanalet e trafikut ishin bllokuar dhe çifti kishte hapur një gropë në mes të parkut Trenno, në Novara. Për të siguruar mallin çifti kishte rekrutuar një murator shqiptar me inicialet P. F., i cili ruante zonën. Situata ishte bërë kritike pasi të dy po kërcënoheshin me vdekje për shkak se s kishin paguar paratë kur blenë drogën. Të detyruar për të shitur 6 kilogramëshin e mbetur, burrë e grua njoftuan muratorin që ta merrte drogën e fshehur dhe t’ua sillte atyre. Pranë shtëpisë prisnin karabinierët, kurse 36-vjeçari shqiptar i kishte ngatërruar me furnizuesit shqiptarë të drogës dhe nxori pistoletën për t’i qëlluar, por u prangos bashkë me të shoqen dhe muratorin që me qesen e drogës në dorë s’kishte ç’të bënte tjetër veçse të dorëzohej.