E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Amnistia, një masë shumë e dobishme

08/04/2009  Të dhënat paraprake

Amnistia ishte një masë shumë e nevojshme për bizneset jo për buxhetin e shtetit. Kështu u shpreh ministri i Financave, Ridvan Bode, i pyetur për afatin e fundit të amnistisë fiskale, të aplikuar në Tatime dhe në dogana, si dhe në detyrimet e prapambetura të biznesit në sigurimet shoqërore, apo edhe për taksat e makinave. “E menduam para së gjithash jo për të rritur të ardhurat në buxhet, por për të çliruar bizneset nga detyrime të prapambetura dhe me një kosto që vinte duke u rritur. Të gjithë ata që kanë pasur të drejtë ligjore për të përfituar nga amnistia fiskale kanë përfituar. Të gjitha kompanitë që kanë qenë në procese gjyqësore, me kërkesën e tyre kanë pasur të drejtën për t’u tërhequr nga procesi gjyqësor dhe për të siguruar përfitimet që vinin nga ligji. Ata që kanë menduar që do të sigurojnë një vendimi gjyqësor në favor të tyre, është e drejta e tyre që të bëjnë zgjedhjen që dëshirojnë”, - tha Bode. Sipas informacioneve paraprake, një numër jo i vogël kompanish kanë aplikuar dhe kanë përfituar. Por të dhënat përfundimtare, sipas ministrit do të bëhen të njohura në vijimësi kur edhe administrata të ketë një evidencë të qartë pas procesit të përfitimit nga kjo masë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›