Heroinë turke në “valixhen diplomatike”, në pranga sekretari i Ambasadës
Më 2 maj 2009 në Turqi u arrestua Agim Haxhiu, sekretar i parë Ambasadës tonë në Maqedoni. Ministria e Jashtme njoftoi me urgjencë shkarkimin e tij nga detyra, pasi mediat publikuan skandalin
Tiranë - Policia turke ka vënë në pranga një zyrtar të lartë i Ambasadës Shqiptare në Shkup për trafikim droge. Agim Haxhiu, me detyrë zëvendëssekretar i Ambasadës, dyshohet se është kapur me një sasi prej 65 kilogramësh heroinë në Turqi. Arrestimi mësohet të jetë kryer nga policia e Stambollit më datë 2 maj, kur Haxhiu ndodhej në një makinë me targa diplomatike, ku dyshohet se është gjetur dhe sasia e drogës. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se nuk disponon informacione në lidhje me arrestimin e diplomatit. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Klodian Branko, deklaroi dje se policia nuk ka dijeni për arrestimin e këtij diplomati. Ndërkohë që edhe Ministria e Jashtme nuk ka konfirmuar zyrtarisht arrestimin e Agim Haxhiut, ndërsa me anë të një deklarate për shtyp lëshuar dje, ka bërë të ditur se diplomati është liruar nga detyra.
Reagimi
“Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se Agim Haxhiu, ish-sekretar i dytë pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, me motivin për braktisje të pajustifikueshme të detyrës që nga data 1 maj deri me datë 6 maj 2009, është liruar nga detyra me urdhër të ministrit të Punëve të Jashtme. Ky vendim si dhe heqja e çdo privilegji dhe imuniteti diplomatik i është bërë e ditur zyrtarisht edhe palës maqedonase, si vend ku ishte i akredituar Haxhiu”, -thuhej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme, lëshuar dje në mesditë. Sasia prej 65 kg heroinë ka qenë për shitje, vlera e së cilës mund të kapte shifrën e 650 mijë dollarëve. Haxhiut iu vunë prangat me akuzën e veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet janë zgjeruar, pasi Haxhiu, i cili lëvizte lirisht me statusin e sekretarit të ambasadorit, mes Shqipërisë, Maqedonisë e Turqisë, mund të jetë pjesë e një grupi të mirorganizuar që trafikon lëndë narkotike në rajon. Ambasada Shqiptare në Turqi shprehej dje se nuk kishte dijeni për lajmin. Kjo nuk është hera e parë që një diplomat i ambasadës shqiptare kapet me pluhurin e bardhë duke u “fshehur” pas targave diplomatike.
Precedenti
Gjashtë muaj më parë u arrestua nga Policia italiane shoferi i Ambasadës Shqiptare në Romë, Arsen Selmanllari, me 1 kg kokainë të fshehur në kroskotin e makinës me targa diplomatike. Sipas burimeve zyrtare të Antimafies rajonale në qytetin e Milanos, shqiptari Selmanllari, edhe pse ishte me dokumente dhe makinë me targa diplomatike, u kontrollua nga Policia italiane pasi kishte informacione dhe dyshime të forta se ai po transportonte drogë për llogari të një rrjeti trafikantësh. Selmanllari i ka treguar efektivëve të policisë edhe pasaportën diplomatike të shtetit shqiptar të lëshuar nga Ministria e Jashtme me emërtimin si përfaqësues diplomatik. Por, në bazë të informacioneve që kishte policia se në makinën e tyre kishte drogë, ajo vendosi menjëherë kontaktet me Ambasadën Shqiptare, e cila, nga ana e saj, në atë moment i hoqi mbrojtjen diplomatike Selmanllarit
Trupi diplomatik shqiptar në Maqedoni
Arben Çejku - ambasador
Shpëtim Lika, konsull
Alfred Hoxha, sekretar i parë
Neureda Breshanaj, sekretar i dytë
Agim Haxhiu, sekretar i dytë
8 Maj 2009