E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Skefer, pritet të vizitojë Tiranën



Më datë 8 maj 2009, në Tiranë do të zhvillohet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Komisionit të Partneritetit, në kuadër të kryesimit nga Shqipëria të Kartës së Adriatikut A5. Të ftuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, në takim marrin pjesë homologët e tij nga Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi, sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian të Kroacisë, si dhe zv.ndihmëssekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I pranishëm në këtë takim pritet të jetë dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z.Jap de Hup Skefer, i cili vjen për një vizitë në vendin tonë. Në takim do të diskutohet rreth perspektivave të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe forcimit të bashkëpunimit në funksion të integrimit të të gjithë rajonit në strukturat euroatlantike, si dhe çështjeve të sigurisë në interes të rajonit dhe më gjerë. Në përfundim të takimit do të miratohet edhe një deklaratë e përbashkët e ministrave të Punëve të Jashtme të Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut.

8 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›