Kushtetuesja rrëzon qeverinë: Anëtarët nuk kanë konflikt interesi me ligjin e dosjeve
Qeveria kërkoi përjashtimin e katër anëtarëve nga shqyrtimi i ligjit. Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë së shpejti për ligjin e dosjeve
Eljona Ballhysa
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar për të dytën herë kërkesën për përjashtimin e katër anëtarëve të kësaj gjykate nga shqyrtimi i ligjit të dosjeve. Gjatë mbledhjes së djeshme, përfaqësuesi i qeverisës, zëvendësministri i Drejtësisë, Viktor Guni, paraqiti kërkesën për përjashtimin e katër anëtarëve të kësaj gjykate nga shqyrtimi i ligjit të dosjeve. Guni u shpreh se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Kujtim Puto, Fehmi Abdiu, Vladimir Kristo dhe Petrit Plloci, nuk duhet të marrin pjesë në shqyrtimin e ligjit të dosjeve, që është miratuar në Kuvend vetëm me votat e PD-së, duke theksuar se këta anëtarë kanë marrë pjesë gjatë regjimit komunist në gjykime politike. Ai ka pretenduar se anëtarët e lartpërmendur të Gjykatës Kushtetuese kanë konflikt interesi me këtë ligj dhe duhet të tërhiqen nga gjykimi. Gjykata Kushtetuese, pasi ka dëgjuar kërkesën e përfaqësuesit të qeverisë, është tërhequr për rreth 15 minuta dhe më pas ka bërë publik vendimin. Kushtetuesja vendosi ta rrëzojë kërkesën e qeverisë duke argumentuar se ajo është e pabazuar në ligj dhe se është thjesht një pretendim hipotetik, i pavërtetuar. Sipas Gjykatës Kushtetuese, asnjë anëtar nuk ka konflikt interesi dhe se qëllimi i kësaj gjykate është të shikojë kushtetutshmërinë e ligjit. Kryetari i Gjykatës bëri të ditur se nëse do të tërhiqen 4 anëtarë, kjo do të sillte bllokimin e punës së këtij institucioni, duke krijuar një precedent të rrezikshëm. Kjo është hera e dytë që Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimin për konflikt interesi të anëtarëve të saj. Gjatë mbledhjes së kaluar kërkesa u paraqit nga përfaqësuesi ligjor i Kuvendit. Ndërsa dje, po e njëjta kërkesë u paraqit nga përfaqësuesi ligjor i qeverisë.
Ankimimet
Më pas mbledhja ka vazhduar me shqyrtimin e ligjit të dosjeve. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë dëgjuar argumentet e përfaqësuesve ligjorë të Partisë Socialiste, Shoqatës së Prokurorëve dhe të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të cilët depozituan në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, e ligjit të lustracionit. Socialistët, përmes kërkesës së depozituar në Gjykatë, kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të të paktën 28 neneve të këtij ligji. Konkretisht, ata u referohen neneve që kanë të bëjnë me ndarjen e pushteteve, të drejtën e punës, të drejtën për të mbrojtur nderin njerëzor, pafajësinë e prezumuar, nenin për të mos u ndëshkuar dy herë për një veprim dhe të drejtën për t’u zgjedhur. Ndërkaq, përfaqësuesit e prokurorëve kanë renditur 6 pika si argumentet kryesore me të cilat ata kërkojnë shfuqizimin e ligjit të dosjeve. Sipas tyre, ligji në fjalë bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë dhe me ligjin organik të Prokurorisë. Prokurorët pretendojnë gjithashtu se ligji i dosjeve cenon rëndë parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, pasi është një ligj i iniciuar nga qeveria i miratuar nga Parlamenti dhe që shtrin efekte specifike mbi Gjyqësorin dhe Prokurorinë. Pika e fundit e argumenteve të padisë së prokurorëve, thekson se ligji i dosjeve, cenon të drejtën për të kandiduar, për t’u zgjedhur apo për të konkurruar për ata prokurorë që preken nga ligji.
Kërkesa e tretë për shfuqizimin e ligjit vjen nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, sipas të cilit, ligji i lustracionit “bie ndesh me dispozitat kushtetuese dhe me disa ligje në fuqi”.
Vendimi
Gjykata Kushtetuese, pasi ka dëgjuar të gjitha palët, është tërhequr për të hartuar vendimin, i cili do të jepet në një kohë të afërt. Ligji i dosjeve është miratuar në dhjetor 2008 vetëm me votat e maxhorancës. Miratimi i tij ka shkaktuar debate të ashpra mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe të opozitës, ndërkohë që ka ngjallur edhe reagimin e ndërkombëtarëve, të cilët kanë bërë thirrje për rishikim të ligjit. Opozita e konsideron një ligj të egër dhe joeuropian, duke akuzuar qeverinë se me ligjin e dosjeve synon të godasë Prokurorinë dhe gjykatat. Ndërkaq, maxhoranca pretendon se ligji përmbush gjithë parametrat dhe është sipas variantit çek.
Çekia, shteti që mban këtë vit presidencën e radhës së Bashkimit Europian, ka shprehur rezervat e veta sa i përket ligjit. Nga ana tjetër, si qeveria amerikane, ashtu dhe BE-ja, nëpërmjet njoftimeve zyrtare, i kanë bërë thirrje qeverisë të rishikojë ligjin e domosdoshëm për një shtet që ka vuajtur diktaturën për vite me radhë.
8 Maj 2009