E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Heronjtë” dhe “viktimat” e çadrës së grevës, betimi i Blendi Klosit nuk e bind Olta Xhaçkën

Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (16)

Ata që ndjehen më shumë të lodhur nga protestat e PS-së, nuk janë “të mbeturit” e çadrës së pretenduar të grevës së urisë, por tubuesit e përditshëm që grumbullohen në orën 18.00, në segmentin e bulevardit përballë dy kullave të Tiranës.
Lodhjen e tyre, pas pushimit që ata kishin zgjedhur për të shtunën, kur kishin zgjedhur ta linin segmentin e bulevardit bosh por edhe “të mbeturit” e çadrës vetëm, e shprehnin dje, “vend e pa vend”, në fjalimet e tyre Lindita Nikolli e Vasilika Hysi.
“Do të rezistojmë”..., “do të rezistojmë”..., bërtiste Lindita dhe Vasilika mbrëmë.
Të bërtiturat e tyre, nuk kaluan pa komente nga brenda çadrës.
“Po këto për çfarë rezistence flasin”, shprehej e indinjua Olta Xhaçka, pse asnjëra prej tyre nuk ia përmendi emrin, në listimin që ju bënë “të ngujuarve”.
“Ato, sa të mbarojë protesta do të kthehen në shtëpitë e tyre... Atje do ta bëjnë rezistencën...? Kujt do t’i rezistojnë...?!”, nuk ngeli pa lëshuar një shpoti të tijin Ilir Beqja.
Tallja edhe e Lindita Nikollit dhe e Vasilika Hysit, sigurisht, nuk kaloi pa komente mes grevistëve, të cilët sipas mendimeve që shprehnin, “klasifikonin” veten, në ata që nuk e kishin kuptuar talljen dhe në ata që e kishin kuptuar këtë tallje, të nivelit mediokër.
* * *
Grevistët e “e mbetur” brenda çadrës, ku pretendohet se zhvillohet një grevë urie, nuk e kanë kaluar dje provën e javës. Me gjithë impenjimin dhe bindjen se pas përfundimit të “Big Brother 3”, ata do të mund të siguronin një audiencë të konsiderueshme, pa dyshim i kanë zhgënjyer dje të gjithë.
Prova e radhës, kishte dje për “personazhe” të rinjtë nga Durrësi, të cilëve ju ishte lënë detyrë që duhet të korrnin sa më shumë duartrokitje me fjalimet e tyre.
Me radhë, në transmetimin e zakonshëm “live” të disa televizioneve, fillimisht Afrimi, i ndikuar nga gjuha e shfrenuar e Spartak Ngjelës, kërcënoi me “gjyqe populli”. Gjetja e tij, kaloi pa ndonjë përshtypje të veçantë.
Më pas Genti, i cili dukej që nuk e kishte shkruar vetë fjalimin, lëshoi broçkullën e radhës, duke ngatërruar dhe në vend të thoshte “ju po na ofroni suport”, ia futi “ju po na ofroni sport”.
Hajt të mbaheshin të qeshurat e atyre brenda çadrës, pore dhe e atyre jashtë saj. Në këtë situatë, më keq ndjehej Gazmir Bizhga, i cili mallkonte veten që e kishte shkrimin aq të keq, sa që as Genti nuk mund të bënte dallimin me fjalëve “suport” dhe “sport”.
Por me gjithë pozitën e keqe që u vendos, Gazmir Bizhga e dhjeu më keq provën e javës me fjalimin e tij. Duke folur për festime ditëlindjesh brenda çadrës, të vetë “të ngujuarve” por edhe të fëmijëve të tyre, Shegushja çnuk bëri duke e tërhequr nga pas prej zhelesh, që ai të pushonte, por Gazmiri, jo se jo, nuk kuptonte...
Pas kësaj, ndërsa prova nuk u kapërcye, u vendos që “të mbeturve” të çadrës, nuk do i shtohej sasia e ushqimit që do të konsumojnë në ditët në vazhdim, si edhe nuk do t’ju ndryshonte menyja.
Hajt të mbaheshin të ngujuarit, pas komunikimit të këtij vendimi, të cilët nuk ia kursenin shfryrjen e dufit, Gazmir Bizhgës”.
Më mirë të kishte treguar atë punën kur të përcolli mamaja te Ura e Dajlanit, se do të kishe më shumë sukses”, nuk ju durua pa u tallur Shegushe Ligori.
* * *
Greva e pretenduar e urisë, ka “heronjtë” dhe “viktimat” e saj.
“Viktima” që mallkon veten për ditën e marrëzisë së tij, që korrespondon me hyrjen në çadrën e grevës së urisë, është Eerion Veliaj. Prej disa ditësh, ai nuk po duron, apo kapërdin aftin, që nuk mund të takohet me mamanë e tij, pse kështu ka urdhëruar Edi Rama. Duke “ju këputur shpirti”, për mamanë, e cila vazhdon të rri ulur në bythë, mbështetur në një nga pishat e larat përbri çadrave, Erion Veliajt, nuk po i shijojnë as ushqimet e servirura brenda çadrës.
Në këtë “pezmatim” të madh që e ka mbërthyer, prej dy ditësh, Erion Veliaj nuk po resht së protestuari brenda çadrës, duke kërkuar, “aman digjini kutitë dhe materialet e fletët e votimit, vetëm të dalim nga greva”...
Përpos qëndrimit zhgënjyes të Erion Veliajt, bie në sy qëndrimi “heroik” i Fatmir Xhafajt dhe Shegushe Ligorit. Këta dy deputetë, ndër ata pak “të mbetur” në çadrën e ngujimit, i kanë mahnitur të gjithë me përshtatjen që kanë bërë ndaj mënyrës dhe menysë së ushqimit, që ju serviret për çdo ditë. “Në emër të sakrificës”, mësohet se Fatmiri dhe Shegushja, janë të vetmit që “nuk i bëjnë naze” ushqimit, që ju servir Sabit Brokaj.
* * *
“Heronjtë” dhe “viktimat”, janë dy anët e kundërta të së njëjtës medalje. Por në çadrën e “të mbeturve” të ngujuar, nuk mungojnë as “të gatshmit për sakrificë” dhe “të papërgatiturit për sakrificë”.
Sigurisht, sikurse e kërkon “formati” i kësaj proteste, pa dyshim, deputeti duhet të japë i pari shembullin e “të gatshmit për sakrificë”. As më shumë, e as më pak, këtë ka bërë dje edhe Blendi Klosi. Pasi i kishte dalë emri se duhet të bënte një “xhiro” deri në spital, nga shtrati i tij, pas takimit “të ngrohtë” me Edi Ramën, menjëherë i dërgoi një SMS Olta Xhaçkës, ku shkurtimisht por i vendosur i shkruante “Olta,më prit se do vij përsëri”.
Sinqeritetin e Bendi Klosit vetëm Olta Xhaçka nuk e ka “ngrënë”.
Pas këtij mesazhi të mbërritur në celularin e saj, mësohet se Olta nuk ka duruar, por ka shpërthyer me zë të lartë.
“Një m... ke për t’u kthyer. Kanë qenë burra më të mirë se ty, që janë betuar për të njëjtën gjë dhe nuk e kanë mbajtur fjalën”...
Në këtë pleksje të “të dashuruarve” për sakrifica, ka edhe persona, që të ndodhur aksidentalisht brenda çadrës, jo në listën e grevistëve të pretenduar të urisë, por në stafin mjekësor të Sabit Brokajt, që duan të dalin, por nuk i lënë.
Mjekja Alketa Hila, mësohet se do të braktisë këtë maskaradë, ku i duhet ti bëjë “makiazh” të ushqyerit “vendçe” të “të mbeturve, por se një urdhër i Edi Ramës, nuk e lejon të braktisë komedinë që luhet brenda çadrës...

Ngujimi në çadër, sipas “Facebook”

Pa titull...

Obobo shumë lekë harxhuam
dhe në fund ne u dorëzuam,
hallin i qan Erion Veliajt
ky Edvin Rama i Partisë...

Po pse kaq pak para na japin
për të thërritur na çajnë trapin,
nuk vijmë me nëpër protesta
ne thërrasim ju bëni festa...

Ky Edvini partinë shkatërroi
gjithë palaçot grumbulloi
dy salsiçe dhe një birrë
10 mije lekë për një të gdhirë

Më këto lekët e Kokëdhisë
e të Erion orgjisë
njerëzit e tyre këta i blejnë
për çdo gjë këta ve 135 rrejnë

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›