Në kërkim të një fije revolte

Është një zinxhir hollësish që e bën interesant “When skateboards will be free”, librin në gjysmë të rrugës mes romanit të formimit dhe esesë të shkruar nga autori Said Sayrafiezadeh. Të provojmë të flasim me rend për to. Libri tregon historinë e raportit baba-bir. I ati është një iranian i ikur nga Teherani pas ardhjes në pushtet të shahut. Ikën në ShBA dhe anëtarësohet në Partinë Socialiste të Punëtorëve.
Jeta e tij, që koincidon me njëzetvjeçarin frenetik ’60-’70 me yje-e-shirita, është historia e një pasioni politik dhe revolucionar që përmbys gjithçka e të gjithë (përfshirë edhe familjen). I biri iri shikon evolucionin e një vendi dhe shoqërisë së tij përmes lentave të deformuara të një ati të imigruar, revolucionar e mungues, teksa sirenat e kapitalizmit bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse, edhe pse është i detyruar të bëjë udhëtime indoktrinimi në Kubë.
Tregimi, shpesh ëndërrues e shpesh analitik deri në saktësinë e një traktati marksist, ndërtohet mbi zërin e birit – vetë Said-it – dhe mbi një dozë të bukur ironie. Historia vijon nëpërmjet fytyrës së Nixon-it president, Vietnamit dhe manifestimeve paqësore, deri në rënien e shahut, revolucionin e gjelbër të Khomeinit dhe kandidaturës së pakuptimtë të babait të Said-it në presidencën iraniane. E gjitha e përfunduar në një flluskë sapuni.
Pranë kësaj biografie njerëzore dhe politike të babait socialist (që pastaj do të kthehet, i pikëlluar, në ShBA), Said Sayrafiezadeh rrëfen dy biografi të tjera: të veten dhe, para se gjithash, atë të mamasë, një hebreje nga ShBA-të që, nga dashuria për burrin brinar më shumë se revolucionar, tërheq pas vetes zvarrë të birin rreth e rrotull SHBA-ve, në kërkim të një fijeje revolte (që kurrë s’e gjen) dhe dua ia ndaluar të gjitha ato simbole yankee që do të mund ta njollosnin besimin e saj në diellin e së ardhmes. Përfshirë Skateboard dhe tv. Po hajt mundohuni ju të jenë të mbrapshtë në familjen Sayrafiezadeh.