E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Heshtja e Edi Ramës tregon se ka marrë një grua me pajë të majme”

14-01-2013 / Gazeta 55

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu

“Edi Rama ka marrë një grua me pajë të majme”. Kështu shprehet ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu lidhur me heshtjen e Edi Ramës përballë fakteve të zbardhura në opinionin publik rreth deklarimit “dhuratë”, që s’dihet se nga kush, të 100 milionë lekëve dhe pallatit të bashkëshortes së tij të ndërtuar mbi një lulishte.
Ajo shkruan në Facebook se, Rama është mësuar të përbuzë dhe gënjejë pasi deri më sot s’është përballur siç e meriton me ligjin. “Edi Rama, në konferencën e sotme për shtyp, shmangu me përbuzje përgjigjen ndaj pyetjeve të gazetarëve mbi 100 milionëshin dhe pallatin e bashkëshortes së tij; siç bën gjithmonë jo vetëm me gazetarët por edhe me gjithë qytetarët. Është mësuar të përbuzë e gënjejë sepse deri më sot s’është përballur siç e meriton me ligjin. Por ‘na qetësoi tani’! S’ka vetëm 3000 euro në vit. Ka marrë një grua me pajë të majme!”

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›