E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetemaj do të luajë në Serie A

Nga Express më 11 maj 2011 në ora 12:08

Brescia tashmë ka rënë nga Serie A dhe lojtarët e rëndësishëm të saj po planifikojnë të largohen. Njëri prej tyre është edhe mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj.

Përfaqësuesi finlandez orëve të fundit është afruar me Fiorentinën. Menaxheri i tij, Davide Lippi, përmes ueb faqes fiorentina.it ka dhënë qartësi rreth të ardhmes së asistuesit të tij.

“Duhet të takohem me udhëheqësit e Brescias, për të biseduar për të ardhmen e djaloshit. Ka kohë për ta kuptuar se çka dëshiron të bëjë Brescia me lojtarin. Me rënien nga liga, duhet t’i shikojmë mundësitë”, theksoi Lippi për ueb faqen italiane calcioline.com.
“Nuk e di nëse ka pasur kontakte në mes të dy klubeve, por them se Fiorentina është skuadër e madhe dhe nuk mund të mos e marrim në konsideratë”, shtoi ai.

Ndërsa kosovari me pasaportë finlandeze nuk ka vendosur ende se a do të luajë në Serie B me Brescian apo jo.

“Do të shohim se çka do të ndodhë. Nuk besoj se klubi është i gatshëm të më shesë. Më kanë thënë se dëshirojnë që unë të qëndroj aty. Kam kaluar sezon të mirë dhe kam mbetur ne mendjen e njerëzve të këtushëm. Por, unë dëshiroj ta rris nivelin si lojtar”, përfundoi Hetemaj, për të cilin kohë më parë flitej se interesim kishin shfaqur edhe Inter e Roma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›