Hetemaj, i fokusuar te Brescia

Përparim Hetemaj është i fokusuar plotësisht te skuadra aktuale, Brescia. Ditëve të fundit mediat italiane shkruanin për një interesim të Interit dhe Fiorentinës për mesfushorin kosovar, por ai nuk dëshiron të mendojë për këtë punë derisa të përfundojë sezoni.
“Nuk po mendoj rreth zërave për transferimin tim, por sigurisht se ekziston një çikë kureshtjeje se çka do të bëj për sezonin tjetër”, deklaroi 24 vjeçari për ueb faqen suedeze iltalehti.fi.
Fiorentina e konsideron përfaqësuesin finlandez si zëvendësues ideal të mesfushorit Marco Donadel, i cili mund të largohet gjatë verës. Mirëpo, Hetemaj aktualisht është i përqendruar tërësisht tek Brescia.
“Momentalisht po mendoj vetëm për Brescian, se si të shpëtojmë pa rënë nga liga”, vazhdoi Hetemaj i cili po tregon lojëra të mira këtë sezon me ekipin bardh e kaltër.