FIBA e fton FBK-në në takim
Lajme të mirë për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK). Në fakt, në adresë të kësaj të fundit, të enjten ka arritur një letër nga selia e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) në Gjenevë, përkatësisht nga sekretari gjeneral, Patrick Baumann, për një vizitë të delegacionit të FBK-së atje.
Ky është si rezultat i shkresës që e kishte bërë FBK javë më parë, për një takim zyrtar.
FIBA e ka caktuar takimin me FBK-në në Gjenevë, më 20 maj në ora 10:00, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.
Gjithashtu, FBK njofton se udhëheqësit e saj, të premten (sot) në Shkup do të takohen me Shricks Shay, udhëheqës i BIBL (Ligës Ballkanike në Basketboll).
Qëllim i takimit do të jetë mundësia e inkuadrimit të ndonjë skuadre kosovare në këtë Ligë Rajonale për edicionin e radhës, 2011/12.