Hetim grekut, falsifikoi kontratën
TIRANE - Një shtetas grek, i cili kishte ardhur prej gjashtë muajsh në Shqipëri dhe jetonte në Tiranë, është marrë në hetim, pasi ka rezultuar se ka falsifikuar kontratën e shtëpisë që kishte marrë me qira. Burime nga policia bënë të ditur se greku Ipokratis Liveros ka dorëzuar pranë Policisë Tatimore një kontratë fiktive për hapjen e një aktiviteti privat, një lokal, pranë "Rruga e Kavajës". Kontrata që ai ka dorëzuar vërtetë ishte një kontratë, por e shtëpisë që ai kishte marrë me qira dhe thjeshtë për banim, por që Liveros e kishte modifikuar, duke falsifikuar disa elemente të saj dhe ambientin që ai e kishte marrë për banim kërkonte ta shndërronte në lokal. Ai është marrë në hetim nga Antikrimi Ekonomik pas denoncimit nga Policia Tatimore.